Konflikt me arme per kestin e shtepise mbetet nje i vrare dhe nje i plagosur
Roland Laçaj, pranon në polici autorësinë e vrasjes së Ardian Salibashës dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit, Edmondit.
37-vjeçari i arrestuar mësohet të ketë dhënë një rrëfim të detajuar rreth ngjarjes, që ndodhi mbrëmjen e të premtes në rrugën “Don Bosko”.
Shkak për ngjarjen, ishte grindja për këstin e dytë të banesës së shitur nga vëllezërit Salibasha.
Laçaj nuk kishte pranuar ta paguante pa marrë më parë hipotekën e banesës dhe ai qëlloi me armë zjarri dy vëllezërit, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak me plagë të rënda.
Disa orë më pas ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda Ardian Salibasha, baba i dy fëmijëve. Ndërkohë që në spitalin ushtarak, gjendja e Edmondit vazhdon të mbetet e rëndë, por në parametrat jetësorë