E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat me arme ndertuesit demtohet me dy plumba mjeti

/ /

Sipas policise ngjarja u shenua rreth ores 1930 por plumbat preken vetem makinen pa e lenduar drejtuesin e saj. Mesohet se Tahiri ndodhej ne timonin e makines Benz fuoristrade me targe te Tiranes 0234 T. Nga ekspertiza e policise ka rezultuar se ndaj tij eshte qelluar me dy plumba njeri prej te cileve i ka thyer xhamin ne krahun e djathte ndersa tjetri ka perfunduar ne mes te makines. Atentatori e ka pritur ne afersi te nje kthese dhe ne momentin kur makina ka qene me shpejtesi te vogel eshte qelluar drejt saj. Pasi ka goditur dy here atentatori eshte larguar ne kembe nga vendi i ngjarjes duke perfituar dhe nga erresira ne kete zone. Nderkohe Tahiri i njohur si ndertues pallatesh ne qytetin bregdetar ka lajmeruar policine e cila mberriti me urgjence. Nga burimet e policise se Vlores mesohet se nga marrja ne pyetje e Tahirit eshte deklaruar prej tij se dyshohet qe ngjarja te kete ndodhur per nje ceshtje pronesie. Vete biznesmeni ka pohuar per ekspertet se mes tij dhe personave te tjere ka nje konflikt per token prej vitesh ende te pazgjidhur dhe nga ana e tij eshte dyshuar se pikerisht keta persona kane qelluar me synimin per ta vrare. Po sipas tij debate per kete ceshtje ka pasur dhe pak dite me pare. Ne fakt ndaj Artur Tahirit eshte realizuar nje tjeter sulm me arme dhe nje vit me pare prej nga mbeti i plagosur por autoret nuk jane identifikuar megjithe dyshimet. Pas ngjarjes se djeshme policia ka shoqeruar ne komisariat personat me te cilet ka pasur konflikt Tahiri por ata kane deklaruar se nuk kane gisht ne kete ngjarje dhe se nuk kane ditur asgje se cfare i ka ndodhur ndertuesit. Ne mungese te provave policia i ka lene ata te lire. Dyshohet se qellimi i autorit te kete qene dhe presioni ndaj Tahirit ndersa po hetohet per vrasje te mbetur ne tentative.

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›