E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, bizneset protestë te nënstacioni elektrik, ndërhyn policia

GJIROKASTER- Dhjetëra pronarë biznesesh janë drejtuar sot në mëngjes drejt nënstacionit elektrik për të protestuar për mungesën e energjisë elektrike. Ata thonë se prej 20 ditësh, vuajnë nga ndërprerjet e energjisë të cilat shkojnë deri në 12 orë.

Korrespondentja e NEWS24 raporton se protestuesit kanë shkatërruar gardhin rrethues të nënstacionit dhe nuk pranojnë të dalin jashtë pa marrë një shpjegim për mungesën e energjisë. Ata thonë se po dëmtohen rëndë nga ndërprerjet e gjata të energjisë.

Në orën 09.00 njoftohet dhe për prani të forcave të policisë, të cilët po tentojnë ti nxjerrin jashtë nënstacionit. Protestuesit nuk pranojnë të dalin derisa të marrin një përgjigje për kërkesën e tyre. Protesta vazhdon.

(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›