Basha: "Marti", sulm i pergatitur ndaj shqiptareve
Ministri i Brendshem, Lulzim Basha hodhi poshte akuzat e raporterit te Keshillit te Europes, Dick Marty per trafik organesh gjate luftes se Kosoves. Ne nje reagim per mediat, Basha u eshte pergjigjur dhe akuzave qe jane bere ne adrese te tij, gjate kohes qe punonte me organizatat nderkombetare ne Kosove. Duke folur per raportin, Basha u shpreh se ky eshte nje riciklim i akuzave te ish-prokurores Karla Del Ponte. Sipas tij, fakti qe ky raport del pas zgjedhjeve ne Kosove dhe ne momentin e krijimit te qeverise qe do te negocioje me Serbine, ka qellim te qarta per te demtuar integrimin e Kosoves.
Raporti
"Komenti im sot eshte i njejti koment qe kam bere kur kam qene minister i Jashtem dhe kur u publikuan ne kujtimet e zonjes Del Ponte, te ashtuquajturat akuza per trafik organesh. Behet fjale per pretendime te cilat asnje here nuk u vertetuan nga asnje fakt, apo prove. Raporti i Dick Martit ben nje riciklim te ketyre pretendimeve pabazuar nga asnje prove, asnje fakt", tha dje Basha duke hedhur poshte cdo detaj te raportit. Ai eshte ndalur dhe ne qellimin e vertetet te ketyre akuzave, te cilat sipas tij nuk synojne te godasin vetem kryeministrin e Kosoves, por gjithe shqiptaret. "Komenti im eshte se nuk behet fjale per te perlyer nje person, qofte ky edhe kryeministri i Kosoves. Por per nje plan diabolik per te barazuar viktimen me xhelatin. Per te perlyer sakrificen e mijera grave, femijeve dhe pleqve kosovare si dhe per te demtuar imazhin e shtetit te ri te Kosoves ne rrugen e tij drejt aspiratave per integrimin ne BE", tha Basha. Ai shtoi se momenti i zgjedhur per keto publikimin e akuzave "te le shijen e nje plani te parapergatitur per te demtuar procese te rendesishme ne te cilat pritet te futen udheheqesit e Kosoves".
Akuzat
Basha hodhi poshte edhe akuzat e nje eksperti te OKB-se, Jose Pablo Baraybar, dhene per nje gazete zvicerane, ku ai deklaron se ka qene me Bashen ne te ashtuquajturen "shtepi te verdhe"."Eshte nje genjeshter e trashe. Une asnje here nuk kam qene ne nje 'shtepi te verdhe' dhe aq me pak te kem perkthyer per zoterine ne fjale. Ne vitin 2004 une nuk kam punuar per Tribunalin, por kam qene ne UNMIK pergjegjes per krijimin e Ministrise se Drejtesise ne Kosove dhe transferimin e kompetencave te UMNIKU-t kesaj ministrie", tha Basha. Ministri ka hedhur poshte dhe pretendimet e ekspertit antropolog dhene per gazeten zvicerane, duke thene se "eksperti" nuk arriti te bente detyren qe i kishin caktuar per gjetjen e shqiptareve te zhdukur nga ushtria serbe. "Mbaj mend se zoteria eshte marre ne pune per identifikimin dhe ekzaminimin e eshtrave te personave te zhdukur gjate luftes ne Kosove dhe fatkeqesisht ne kete kontekst ende ekzistojne mbi 1800 shqiptaret te zhdukur, te cileve nuk ju dihet fati dhe nuk u jane gjetur ende trupat", tha Basha. Ai shtoi se kontaktet qe ka pasur me ekspertin kane qene per zhvarrimin dhe identifikimin e anetareve te vrare te familjes Jashari ne Kosove. "Pretendimi i tij se kemi qene se bashku ne te ashtuquajturen "shtepi te verdhe" eshte nje genjeshter e trashe. Zoteria ne fjale ka pasur nje detyre krejt tjeter, ku sic rezulton ka 1800 trupa te pagjetur dhe ky eshte problemi kryesor i ngritjes se akuzave, heqja e vemendjes ndaj nje problemi kaq kryesor sic eshte fati i 1800 viktimave te luftes", - tha Basha.