Haxhinasto: Raporte si ai i Marty s'duhet te paraqiten me
Raporti perfaqesuesit te Keshillit te Europes, Dick Marty nuk i sherben paqes ne rajon. Kreu i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto ka denuar dje publikimin e raporti qe hedh akuza mbi luften e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, si te pabazuar ne fakte, duke e cilesuar ate si nje dokument qe nuk i sherben afrimit te vendeve te rajonit. Nga Elbasani, ku mori pjese ne takimin e strukturave te LSI-se per zgjedhjen e kryetarit te ri te kesaj dege, Haxhinasto ka folur edhe per qendrimin e Shqiperise ndaj ketij raporti dhe viziten e zevendeskryeministrit Ilir Meta ne Serbi. Haxhinasto ka theksuar se ne takimet qe ka zhvilluar Meta me drejtuesit e shtetit serb ka kerkuar qe raporte te tilla te mos paraqiten me. "Nga Serbia, Meta ka shprehur mesazhe teper te rendesishme, duke kerkuar qe raporte te tilla, si ai i Dick Marty te mos paraqiten me, pasi nuk kontribuojne ne paqtimin e kombeve tona dhe ndikojne negativisht ne integrimin e Ballkanit ne BE", tha Haxhinasto dje per mediat. Ai eshte ndalur dhe ne faktin se vizita e Metes ka qene ne kuader te fteses qe Presidenti serb Boris Tadic i ka bere per ne kongresin e Partise Demokratike Serbe. "Vizita e Metes ne Kongresin e PD-se ne Serbi, me ftese te Presidentit te Serbise Boris Tadic ishte shume e rendesishme", tha dje Haxhinasto. Duke folur per raportin e Dick Martin, Haxhinasto tha se raporte te tilla, te pabazuara ne prova dhe per te cilet eshte hetuar me pare nga autoritetet nderkombetare nuk duhet te paraqiten me edhe ne institucione nderkombetare.