E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat me armë, plagoset 22 vjeçari tek Liqeni Artificial

TIRANË- Një i ri është plagosur rëndë pak minuta më parë tek kompleksi i pishinave pranë kodrave të Liqenit Artificial. Maringlen Camit, 22 vjeç iu bë atentat me armë nga një makinë tip Land-Rover që më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar në spitalin Ushtarak dhe është në gjendje shumë të rëndë për jetën. Policia sapo ka mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe pritet të mësohen shkaqet dhe autorët e ngjarjes së rëndë.

Kjo është vrasja e tretë që ndodh brenda javës në Tiranë. Një 27 vjeçar mbeti i vrarë tek Dogana ditën e diel, ndërsa të enjten një tregtar skrapi u qëllua me thikë në Sauk.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›