E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, tregu në gjendje të mjerueshme

KORÇË- Kushtet në tregun ushqimor të qytetit të Korçës lënë shumë për të dëshiruar. Tregtarët ankohen për mungesën e investimeve, duke akuzuar Bashkinë e Korçë se iu vjel taksat dhe nuk krijon kushte të përshtatshme për tregti.

"Ne paguajmë taksat por bashkia nuk plotëson as kushtet minimale", thonë ata. Në mjediset e tregut mungojnë edhe anekset hidrosanitare, duke u shndërruar pjesët periferike në banja për tregtarët dhe klientët.

Bulmeti tregtohet në këtë stinë mes pluhurit, vapës dhe mizave, ndërkohë që mungojnë banakët frigoriferike. Mjediset e brendshme të merkates nuk janë lyer me gërqele që prej disa vitesh, dhe pasojat e dimrit duken në muret brenda godinës edhe tani në verë.

Në dimër, thonë tregtarët, malli na prishet nga reshjet dhe lagështira dhe në verë nga të nxehtit. Ata mundohen që duke vendosur disa qese në pjeset e tendave të dëmtuara të sfidojnë faktorët atmosferike, por një gjë e tillë është tepër e veshtirë.

Burime nga bashkia tregojne se nuk ka asnje projekt për të investuar në tregun ushqimor te qytetit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›