Bolivi, konfiskohen 2.5 tonë kokainë
Policia boliviane ka arritur që të konfiskojë një ngarkesë rekord droge, plot 2559 kilogramë kokainë. Ngarkesa rekord u kap nga policia vendase në qytetin e Santa Cruzit, një nga bazat më të fuqishme të karteleve boliviane të drogës. Policia arriti që përveç ngarkesës së konsiderueshme, të arrestonte edhe 2 persona të kombësisë peruane, të cilët kishin regjistruar ngarkesën nën emrin e tyre personal.
Ngarkesa e drogës u zbulua e paketuar në formë tullash dhe ishte futur në qindra çanta një pjesë e të cilave ishin fshehur në disa mobilje, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në një makinë të tipit Jeep (Xhip) e cila nuk kishte asnjë kolltuk.
Policia boliviane u shpreh se përgjegjës për këtë ngarkesë kaq të konsiderueshme nuk mund të jenë vetëm 2 persona kështu që hetimet për këtë ngjarje të pazakontë fillojnë ende.
Oscar Nina, i cili është një krerët e policisë boliviane pohoi se kokaina e kapur dyshohej se ishte eksportuar nga Peruja.
"Ne mund ta pohojmë një fakt të tillë me siguri, duke parë origjinën e materialit me të cilin është mbështjellur ngarkesa e drogës."- u shpreh zyrtari i policisë boliviane.
Ky ishte aksioni i dytë i madh brënda javës, por ngarkesat e drogës të cilat ishin kapur më përpara ishin tepër modeste krahasuar me ngarkesën e 2,5 tonëve kokainë.