E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat në Lezhë, 24 vjeçari qëllohetnga makina me xhama të zi

LEZHE - Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Sipas policisë së Lezhës, ngjarja u shënua në bulevardin e lagjes “Gurra” rreth orës 11:20, dhe për pasojë u plagos rëndë, Klevis Prenga 24 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 24 vjecarit, nga një automjet me xhama të zinj, dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Për pasojë, nga të shtënat e armëve është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar aty pranë, ndërsa shënjestra e autorëve ka qenë i riu i plagosur.

Prenga u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›