E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aktivistët e PS s’lejohen të vendosin flamuj, shoqërohen në polici

SHKODER – Shoqërohen në polici 2 aktivistë të Partisë Socialiste në Shkodër. Dhjetëra efektivë të policisë nuk kanë lejuar vendosjen e flamujve të PS-së në zyrën elektorale Skenderbeg-Fermentim. Ata janë ndeshur me kundërshtimin e aktivistëve të PS-së, të cilët pretendonin se kishin të drejtë t’i vendosnin flamujt në zyrën elektorale. Për pasojë policia ka shoqëruar forcërisht në komisariat 2 aktivistët e PS-së, Ardjan Kiri dhe Gjin Ndreu.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë deputeti i PS-së Tom Doshi, i cili akuzoi Partinë Demokratike se po përdor militantët e veshur me uniformë për të frikësuar simpatizantët dhe aktivistët e Partisë Socialiste.

Ndërkohë policia e Shkodrës nuk ka dhënë ende asnjë sqarim në lidhje me arsyet e shoqërimit të aktivistëve.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjirokastër, digjet flamuri i zyrës elektorale të PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›