Serbia kërkon nga Kosova ndryshimin e 30 ligjeve për veriun
PRISHTINE - Serbia këmbëngul që në vend të institucioneve serbe që ekzistojnë tani në Kosovë, të formohet bashkësia konstituive e komunave serbe.
Siç shkruan sot gazeta “Veçernje Novosti”, po ashtu Serbia kërkon që Kosova të ndryshojë rreth 30 ligje, në mënyrë që bashkësia e komunave serbe të marrë edhe kompetenca konkrete në pajtim me marrëveshjen.
Sipas propozimit serb, kjo zgjidhje kalimtare do të zgjaste deri në zgjedhjet lokale në vjeshtë.
Nga ana tjetër Thaçi insiston që të shuhen të gjitha institucionet paralele serbe, dhe deri në zgjedhjet lokale, Prishtina ta marrë drejtimin institucional edhe mbi veriun e Kosovës.
Në këto pozicione të martën kanë qenë edhe Dacic edhe Thaçi, kur sërish u takuan në kabinetin e baroneshës Ashton në selinë e BE-së në vendin e njëjtë ku arritën edhe marrëveshjen e 19 prillit.
(er.nu/koha/BalkanWeb)