E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat në Lezhë, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë 65-vjeçari

vrasje-me-armeLezhë- Një person është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lezhë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë dhe viktima është Marash Kolndreu, 65 vjeç, i cili fillimisht mbeti i plagosur por humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Sipas burimeve policore ai është ekzekutuar në oborrin e shtëpisë, në momentin që po dilte nga banesa. Policia bën me dije se ka bërë indetifikimin e autorëve, por për arsye hetimore, emrat e tyre nuk bëhen publikë.

Nuk ka shumë detaje rreth arsyeve të ngjarjes, por dyshohet se shkak është bërë një sherr i vjetër mes tij dhe autorëve të krimit. Policia është duke vijuar hetimet dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›