E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet brenda pallatit ish-boksieri Levanti, të dyshuar dy vëllezër

policia2Tiranë- Ish-boksieri Adrian Levanti është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në një atentat në pallatin ku banonte. Policia thotë se vrasja ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në zonën e Unazës së Re.

Levanti banonte në katin e dytë të një pallati, por është ekzekutuar në të shtatin pas ndjekjes që i bënë autorët. Nga të dhënat e para policia thotë se vrasja e Levantit ka motive hakmarrje, sakaq vrasja ka krijuar panik edhe tek banorët.

Policia pas shoqerimit të disa dëshmitarëve thotë se dyshon se autorët e krimit janë dy vëllezër, njëri prej të cilëve Z.Gj, por për arsye hetimi nuk jep detaje. Hetimet vazhdojnë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›