Zjarr masiv në një spital psikiatrik në Rusi, dhjetra të vdekur në flakë
Rusi- Të paktën 38 njerëz kanë vdekur pasi një zjarr përfshiu ambientët e një spital psikiatrik në rajonin e Moskës, thonë zyrtarët e cituar nga BBC-ja.
Flakë shpërthyen pas orës 02:00 në spitalin Nr 14, në fshatin Ramenskiy.
Shumica e viktimave besohet të jenë pacientë. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.
Shkaku i zjarrit është duke u hetuar, me raporte që thonë se si ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.
Zjarri shpërtheu në pjesën e ndërtesës ku jetonin pacientët e sëmurë rëndë. ”Sipas njoftimeve paraprake, 38 njerëz u vranë, duke përfshirë edhe dy persona të stafit mjekësor”,- tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Oleg Salagai.
Zjarrfikësit shuan flakët dhe më vonë gjetën 12 trupa. Një zyrtar lokal u citua të ketë thënë se të gjitha dritaret kishin shufra metalike dhe shumica e viktimave u gjetën në shtretërit e tyre.
Besohet se 41 njerëz ishin në spital, kur filloi zjarri.
Dorina Bilbili/IDEA/