Atentat ne qender te Elbasanit plumba pronarit te nje lokali

ELBASAN - Nje 34-vjecar qellohet disa here me arme te ndryshme ne rrugen kryesore te qytetit te Elbasanit por shpeton vetem me nje plumb ne kembe. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1400 ne rrugen Rinia ne afersi te vendit te quajtur Kthesa e Jasharit. A. Asllani 34 vjec sapo kishte dale nga berberi i shoqeruar nga dy shoke dhe po ecte ne kembe ne trotuar kur eshte qelluar disa here me dy lloj armesh. Sipas policise autoret kane qene ne kembe dhe kane qelluar me pistolete dhe me pushke karabine. Per fatin e mire te 34-vjecarit i vetmi plumb e ka kapur ne kembe.
I demtuari eshte derguar ne spital per ndihmen e pare nderkohe qe policia ka filluar kerkimet per kapjen e autoreve. Mesohet se ata kane qene te rinj ne moshe dhe jane larguar ne kembe. Menjehere forca te shumta policie kane ngritur postblloqe ne rruget kryesore dhe eshte bere identifikimi i autoreve te plagosjes. Brenda 2 oresh eshte vene ne pranga i dyshuari i pare per ngjarjen.
Policia ka vene ne pranga ne Durres shtetasin Robert Topi 36 vjec me banim ne lagjen Qemal Stafa te dyshuar si nje prej personave qe sulmuan 34-vjecarin. Nderkohe eshte ne kerkim personi tjeter qe mendohet se ka marre pjese ne atentat. Dy te rinjte kane perdorur nje pistolete dhe nje karabine. Ne vendin e ngjarjes kane mbetur gezhojat e armeve te cilat kane marre vemendjen e ekspertizes.
Mesohet se ende nuk ka nje shkak te qarte te kesaj ngjarjeje. Personi ndaj te cilit u organizua atentati eshte pronar i nje lokali te njohur ne qender te qytetit. Sipas policise midis dy paleve ka pasur nje konflikt te meparshem qe ka sjelle edhe organizimin e atentatit kunder tij. Agjentet thone se dy qitesit nuk kane qene profesioniste dhe kjo ka ndihmuar mjaft shenjestren e tyre ti shpetoje vdekjes se sigurt.
Ndaj 36-vjecarit Topi eshte ngritur akuza e Vrasjes me dashje e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative armembajtje pa leje parashikuar nga nenet 76 22 25 e 278 te Kodit Penal.