Te henen ministra e deputete ne Gjykaten e Larte

TIRAN - Diten e hene Kolegji Penal i Gjykates se Larte e ka rezervuar per te zhvilluar proceset gjyqesore ndaj zyrtareve te larte shteteror te vene ne akuze per korrupsion me cilesine e te paditurve te akuzuar per shpifje apo edhe per te shqyrtuar kerkesen e pavlefshmerise se nje prove materiale ku implikohet nje ish-minister me vartesin e tij.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare prane Gjykates se Larte ku data 23 maj dita e hene i eshte rezervuar kater proceseve te ndryshme penale me objekte te ndryshme ku si subjekt jane deputet te dy kampeve politike. Sipas te dhenave te mesuara nga ky institucion mesohet se te hene seanca e pare gjyqesore eshte parashikuar ne ora 900 ku Kolegji Penal do te marr ne shqyrtim kerkesen e ish-zv.ministrit Leonard Beqiri per te shpall te pavlefshme dhe te paperdorshme videon ku duket se bashku me ish-shefin e tij deputetin Dritan Prifti duke numeruar disa para.
Me pas ne ora 1000 Gjykata e Larte me nje trup tjeter gjyqesore do te marr ne shqyrtim kerkesen e njerit prej te demtuarve nga tragjedia e Gerdecit te demtuarin akuzues Zyber Lala ndaj Ministrit te Mjedisit Fatmir Mediu. Gjithashtu po diten e hene ne ora 1200 do te nise seanca gjyqesore me te padituren deputeten e Partise Socialiste Ermonela Felaj e paditur per shpifje nga shtetasi Fatos Pashku bashkeshorti i deputetes se Partise Demokratike znj.Rajmonda Bulku.
Dhe ne ora 1330 minuta Kolegji Penal i perbere nga trup tjeter gjykuese do te marr ne shqyrtim dosjen penale ne ngarkim te ish-zv.kryeministrit te pandehurit Ilir Meta qe mban edhe detyren e kreut te Partise Levizja Socialiste per Integrim i akuzuar nga Prokuroria per korrupsion. Akuze per te cilin me kerkese te Prokurorise se Pergjithshme anetaret e Kuvendit te Shqiperise i kane hequr imunitetin.
Ora 900
Kolegji Penal i Gjykates se Larte me relator gjyqtaren Arjan Fullani dhe anetaret Gani Dizdari Ardian Nuni Evelina Qirjako dhe Mirela Fana do te nis procesin gjyqesor per te shqyrtuar kerkesen e ish-zv.ministrit te Energjetikes Leonard Beiqir i cili kerkon pavlefshmerine dhe paperdorshmerine nga organi i akuzes si prove materiale te videos se filmuar nga vete deputeti Dritan Prifti. Kjo video sipas akuzes eshte bere brenda ambienteve te shtepise se deputetit Prifti ku kerkuesi Beqiri i dorezon nje shume prej 70 mije euro te cilat ish-shefi i tij i numeron para syrit te kameres. Per kete filmim prokuroria ka nis procedim penal ndaj deputetit Prifti dhe ish-zv.ministrit Beqiri qe ndodhet ende ne fazen hetimore.
Ora 1000
Kolegji Penal i Gjykates se Larte me nje trup tjeter gjykuese ku si relator do te jete gjyqtarja Evelina Qirjako dhe anetaret Medi Bici Mirela Fana Arjana Fullani dhe Andi eliku do te marre ne shqyrtim kerkesen e njerit nga te demtuarit e tragjedise se shperthimit ne Gerdec shtetasit Zyber Lala i cili me cilesine e te demtuarit akuzues ka paditur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu qe tashme mban detyren e ministrit te Mjedisit per akuzen e plagosjes se rende nga pakujdesia. Kjo kerkese fillimisht ishte dorezuar prane Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane e cila ka vendosur mos kompetencen duke ia kaluar dosjen Gjykates se Larte ku te henen pritet qe vete deputeti Mediu te paraqitet para togave te zeza.
Ora 1200
Po diten e hene Kolegji Penal i Gjykates se Larte me trupen gjyqesore te perbere nga relatori Besnik Imeraj dhe anetaret Evelina Qirjako Medi Bici Mirela Fana dhe Ardian Nuni do te nisin shqyrtimin gjyqesor ndaj deputetes Ermonela Felaj e cila akuzohet nga paditesi Fatos Pashko i njohur edhe si bashkeshorti i deputetes se Partise Demokratike znj. Rajmonda Bulku per akuzen e shpifjes. Sipas padise Pashko pretendon se deputetja Felaj ka shpifur ndaj emrit te tij dhe familjes duke i akuzuar per perfitime te koncesioneve te ndryshme nga Ministria e Energjetikes.
Ora 1330
I fundit qe do te paraqitet para Kolegjit Penal te Gjykates se Larte diten e hene eshte ish-zv.kryeministri Ilir Meta njeherazi kryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim i cili akuzohet per korrupsion nga Prokuroria e Pergjithshme me kerkese te ciles Kuvendi i ka hequr edhe imunitetin. Dosja penale ndaj tij do te shqyrtohet nga trupa gjyqesore me relator gjyqtarin Medi Bici dhe anetaret Ardian Dvorani Gani Dizdari Ardian Nuni dhe Aleksander Muskaj. Keta gjyqtar ne seancen e djeshme do te shqyrtojne edhe kerkesen e avokateve te ish-zv.kryeministrit Meta per pavlefshmerine dhe paperdoreshmerine e videos ku eshte regjistruar duke i dhene urdhra ish-vartesit te tij deputetit Dritan Prifti qe te favorizoje nje kompani per marrjen e nje koncesioni te cilen me tender e kishte fituar nje kompani tjeter.
Meta gjate ketij procesi gjyqesor do te gjykohet per vepren penale te korrupsionit aktive te personave qe ushtrojne funksione publike apo te zgjedhurve vendor pasi sipas prokurorise eshte provuar se i ofron ish-vartesit te tij Priftit nje shume prej 700 mije eurosh per ta favorizuar kompanine e nje te njohur te tij. Kerkese kjo qe eshte regjistruar nga Prifti dhe pak kohe me pare u publikua ne media mbi baze te ciles prokuroria nisi hetimet ndaj tij qe tashme kane perfunduar dhe pritet te nise gjykimi te henen.