Ne burg vrasesi i qiradhenesit vrau se e zgjonte nga gjumi

TIRAN- Me floke te krehura keqas dhe me fytyre te zbehur ku i dalloheshin rrudhat e moshes se thyer 61 vjecari Ylvi Kodra ka rrefyer para Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet vrasjen me bicak te qiradhenesit Sami Kapllani. Para gjyqtarit Agron Zhukri i dyshuari per vrasjen me dashje te 57 vjecarit Kapllani ka pranuar se ka kryer krimin por sipas tij ne gjaknxehtesi e siper. Ne seancen e djeshme gjyqesore teksa i dyshuari fliste per ngjarjen te krijohej perceptimi se 61 vjecari vuante nga ndonje semundje pasi gjate fjales se tij ka dhene tre versione te arsyes se vrasjes se qiradhenesit. Nuk eshte e vertete se i kisha borxh viktimes. Une ia kisha paguar qirane per pese muaj. Kam tre muaj qe rrija ne ate banese. Jam ndjere shume keq keto tre muajt e pare dhe kam kerkuar leket mbrapshte per dy muaj se do ikja. Arsyeja e ikjes ishte se bashkeshortja e viktimes me zgjonte nga gjumi heret ne mengjes pasi punonte ne makinen qepese dhe ajo bente nje zhurme qe me zgjonte nga gjumi. Kam kerkuar disa here qe mos te punoj qe ne mengjes pasi kam probleme me gjumin dhe po me zgjonin por nuk ndryshoj asgje-tha plaku duke u shikuar neper sallen e gjyqit. Pas nje pushimi disa sekondash serish i dyshuari filloj te flas duke u shprehur se nuk doja ta vrisja. Doja te sqaroja se pse nuk mi jepte leket qe te largohesha pasi me ndalte ujin. Isha marr vesh qe do kisha uje 24 ore dhe ai e ndalte. Kisha probleme me gjumin dhe pija ilace per te fjet. Ata me zgjonin me zhurmen qe benin-shtoj plaku duke i kerkuar gjyqtarit Zhukri qe ta liroj. Une edhe diten e ngjarjes dola te sqarohesha me ate se me kishte ndal ujin. Ai kishte nje pale gershere te medha ne dore dhe une nga frika morra bicakun e futa ne xhep. I kerkova sqarim pse e kishte ndal ujin dhe ai me qelloi me grusht me pas une nxora bicakun dhe e godita duke prere. Nuk e di ca mendon ai por ai donte te me nevrikoste gjithmone-tha ne fund te fjales se tij plaku 61 vjecari. Me pas prokurori i ceshtjes renditi ne menyre kronologjike ngjarjen dhe i kerkoj gjyqtarit Zhukri te vendos izolimin ne qeli te 61 vjecarit nen masen e sigurise arrest me burg kerkese kjo qe u pranua. Tre dite me pare ne rrugen Kongresi i Lushnjes i dyshuari Ylvi Kodra pas nje zenke te momentin ka goditur me thike shtetasin Sami Kapllani duke i shkaktuar vdekjen.