E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ dy standarde per hapjen e kutive

TIRAN- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar dje praktiken e dy standardeve per hapjen apo jo te kutive te votimit. Ne nje rast KQZ nuk ka pranuar kerkesen per rivleresimin e votave te kontestuara duke deklaruar se kjo eshte e ndaluar nga ligji dhe Kolegji Zgjedhor ne nje kohe qe kur per kater dite me radhe KQZ beri pikerisht kete gje ne Tirane. Ne rastin e dyte KQZ nuk pranoi te shqyrtonte kerkesen e LZHK-se per ndryshimin e tabeles se rezultateve dhe rivleresimin e votave ne nje ceshtje ku diferenca mes kandidateve eshte vetem dy vota.


Rasti i pare

Dje KQZ ka shqyrtuar kerkesen ankimore te Partise Socialiste per kundershtimin e vendimit 208/6 date 12.05.2011 te KZAZ numer 45 per miratimin e tabeles permbledhese te rezultateve per kryetarin e komunes Qender Libohove te Qarkut Gjirokaster. Megjithese keto dite po rinumerohen flete te pavlefshme per kryetarin e Bashkise se Tiranes te gjetura ne kuti te tjera KQZ nuk ka pranuar qe te hapet nje kuti votimi per te rivleresuar fletet te cilat jane cilesuar te vlefshme nga KZAZ numer 45 ne nje kohe kur grupi i numerimit i kishte shpallur te pavlefshme. Praktika

Eridjan Salianji Komisioni Zonal i Administrimit te Zgjedhjeve numer 45 ka vendosur te numeroje dhe te vleresoje votat pa prezencen e anetareve te grupit te numerimit. Anetaret e KZAZ jane ne kundershtim me te gjitha dispozitat qe parashikohen nga Kodi Zgjedhor. Nuk ka asnje lloj dokumentacioni per te ndjekur kete rruge.


Deshira Subashi Kjo qender votimi nga kush eshte numeruar sepse ne dokumentacion me rezulton qe eshte numeruar nga KZAZ-ja
Eridjan Salianji KZAZ ka nxjerre jashte komisioneret e grupit te numerimit permes policise. Me pas numerimi eshte kryer nga KZAZ. Pa numerimin e kutise se fundit ka qene fitues kandidati i propozuar nga Partia Socialiste pas kutise se fundit rezultati ndryshoi...


Artan Laze Ju kerkoni rinumerim dhe vleresim


Eridjan Salianji Po te votave te qendres se votimit 4337 meqe ska tabele te hartuar nga GNV per numerimin e votave dhe te numerohen e te rivleresohen votat. Votat e vlefshme qe jane konsideruar nga KZAZ si te tille ishin vendosur si te pavlefshme nga grupi i numerimit te votave. Ne kerkojme shpalljen e pavlefshme sepse po te hapen dhe te shikohen ato kane dy shenja ne fletet e votimit.



Njazi Kosovrasti Ne kerkojme rrezimin e kerkeses.


Eridian Salianji Ne kerkojme marrjen e kutise se votimi sipas nenit 136 te Kodit Zgjedhor dhe vleresimit te fleteve sipas nenit 138.


Artan Laze Ne jemi ne nje moment procedural nese KQZ vendos marrjen e kutise une jam dakord. Nese nuk pranohet i bej thirrje te dy anetareve per te bere kuorumin qe te hapen kutite.


Deshira Subashi Une mbeshtetes kerkesen e kolegut dhe jam per administrimin e kutive.

Njazi Kosovrasti Zoti Laze propozimi mbeshtetet ne cilin nen

Artan Laze Neni 136 dhe 138 i Kodit Zgjedhor.

Njazi Kosovrasti Prova eshte i gjithe dokumentacioni qe te con ne hapjen e kutise. Nuk besoj se hapja e kutise eshte prova.

Artan Laze Ky eshte rasti me klasik per tu bere kjo kerkese dhe per tu miratuar.

Vera Shtjefni Nuk ka informacion per marrjen e kutise dhe vleresimit te votave. Procesi i numerimit eshte bere me marreveshjen e anetareve te KZAZ. Nuk ka arsye qe ta bejme kete.

Deshira Subashi Kemi nje vendim te KZAZ per tabelen e rezultateve qe nuk eshte ne kompetencen e saj.

Eridian Salianji Grupi i numerimi ka nxjerre 16 vota te pavlefshme. Pas nxjerres se numeruesve me force KZAZ ka vepruar pa kerkesen e grupit te numerimit qe te beje 6 vota te pavlefshme ne te vlefshme. Keto jane vota te pavlefshme dhe jane me shenje.

Arben Ristani Nuk vlen te diskutohet fakti qe KZAZ ka bere mire apo keq. Ka nje kerkese nga dy anetare per vleresimin e votave te caktuara. Praktika e zgjedhjeve te kaluara na ka treguar se dy anetare kane te drejten te kerkojne numerimin dhe vleresimin e votave te caktuara. Ne zgjedhjet e kaluara kemi qene dakord qe votat e caktuara jane votat per te cilat palet kane qene ne konflikt me ceshtjes. Kjo thuhet edhe ne vendimin e marre nga Kolegji Zgjedhor.

Deshira Subashi Nuk jam dakord. Kam mendimin te ndryshem. Kodi Zgjedhor e parashikon tek neni 138 se cfare procedure ndiqet ne nje rast te tille. Pra kodi thote qe votat i caktoj une dhe KQZ eshte e detyruar ti vleresoje. Kolegji per nje rast ka mbajtur nje qendrim per analogji mund te bej me votat e hedhura ne kutite e gabuara. Nuk dua te merrem me ceshtjen e Kolegjit se ato nuk jane vendime unifikuese.
Se dyti ne kerkesen qe bera parashikova qe 17 vota kane marre vleresim te ndryshem nga KZAZ. Votat qe jane ne kuti votimit jane 17 vota qe jane ne konflikt.
Artan Laze Kur punonjes te administrates ju afrohen dhe diskuton me ju ju jep materiale duhet te marrim vesh te gjithe. Nese eshte material qe i perket mbledhjes atehere jemi te gjithe barabarte. Nese eshte ndonje histori mund ta lexoni vete.

Arben Ristani Ju doni te prishni punen e KQZ Me thuaj nje rast qe ti i ke kerkuar administrates material dhe nuk ta kane dhene Une kerkova vendimin e Kolegjit dhe ma sollen.

Klement Zguri Statusi juridik i fleteve te votimit merret kur vleresohet edhe jo ne KQZ. Ligji e ka te vendosur qe fletet e kontestuara merren si status qe ne momentin qe vleresohen.

Arben Ristani Kush eshte dakord Dy pro kater kunder. Nuk pranohet kerkesa. Kjo kerkese nuk eshte bere ne baze te ligjit.

Deshira Subashi Ju smund te hidhni ne voten kerkesen e bere nga dy anetare per hapjen e kutise.

Arben Ristani Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka thene se mund te votohet.

Genc Gjoncaj Pra me thoni ju vendosni per kete standard parimin qe te jete vota e kontestuar ajo qe te numerohet dhe jo vota e pavlefshme.


Rasti i dyte

Dje KQZ ka shqyrtuar kerkesen ankimore te Levizjes per Zhvillim Kombetar per kundershtimin e vendimit nr. 319 date 13.05.11 per miratimin e tabeles permbledhese per kryetar komuna Brataj Qarku Vlore KZAZ nr. 62. Per kete ceshtje perfaqesuesit e LZHK kerkuan qe te merren per shqyrtim dy kuti nje kuti per numerim dhe tjetra per konstatim. Kandidati i LZHK ne komunen Brataj ka humbur per 2 vota ndaj kandidatit te PD-se.


Perfaqesuesit e kesaj partie ka shprehur shqetesimin per menyren e vleresimit te votave dhe per procesin e numerimit duke kerkuar qe ato te shikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi grupi i numerimit qe ka bere kete proces nuk ka qene i trajnuar. Por Partia Demokratike ka kerkuar nga anetaret e KQZ-se qe te mos e miratojne kete kerkese pasi ne tabelen e procesverbaleve dhe ne librin e konstatimeve te KZAZ-se nuk jane shenuar parregullsi.


Edhe ne Tirane ne dhjete KZAZ tabelat e procesverbaleve jane mbyllur pa u shenuar parregullsi por KQZ me kerkese te PD vendosi te hape kutite dhe te rivleresoje e rinuemroje votat.


Perfaqesuesi i PD-se Njazi Kosovrasti tha se nuk ka indicie qe te vijohet me tej me konstatimin e kutive te votimit pavaresisht pretendimeve nga ana e LZHK-se. Ne fund te shqyrtimit kater anetaret e KQZ-se vendosen rrezimin e kerkeses dhe dy te tjere votuan pro saj.

Neni 138 / Keqyrja e materialit zgjedhor


1. Per nevojat e hetimit administrativ KQZ-ja kur ka pranuar kerkesen e paleve apo kur ka kerkese te dy anetareve te saj sipas parashikimeve te nenit 136 pika 3 te ketij Kodi keqyr dokumentacionin dhe materialin zgjedhor qe ndodhet ne kutine e materialeve zgjedhore dhe/ose kutite e votimit dhe fletet e votimit si dhe cdo dokumentacion apo material tjeter zgjedhor. Kur materiali zgjedhor ndodhet brenda kutive me vula sigurie hapja dhe rimbyllja e tyre behet sipas procedurave qe parashikon ky Kod per
hapjen dhe mbylljen e kutive duke treguar dhe shenuar kodet me te cilat kutite perkatese jane mbyllur nga KZAZ-ja si dhe numrat me te cilat ato mbyllen rishtazi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›