Atentat ne qender te Shijakut vritet 36 vjecari plagoset shoku i tij

Një person u vra dhe nje tjetër u plagos me arme zjarri, pak para mesnatës në Shijak.
Ervin Kërtalla, 36 vjeç, nga Shijaku si dhe shoku i tij Dorian Zotaj nga Tirane, u sulmuan nga persona qe hapen zjarr ndaj tyre, kohen kur po ecnin ne kembe prane lulishtes se qytezes.
Kalimtare te rastit derguan te plagosurit ne spitalin e Durresit, por 36 vjeçari Ervin Kertalla nuk mundi te mbijetoje per shkak te plageve te pumbave ne trup.
Policia thote qe objekt i atentatit ishte shoku i viktimes, emigrant ne Itali. Nga nje makine tip “Audi” eshte qelluar me tre arme te ndryshme.
Ekspertet kane gjetur ne vendngjarje gezhoja jo te se njejtes arme. Per kete arsye policia beson se ngjarja ka te beje me larje hesapesh midis grupeve rivale kriminale.
Po hetohet per aktivitetin e Zotes, qe sipas eksperteve ishte dhe qellimi i kryesore per tu eleminuar.
Policia ka identifikuar mjetin nga ku eshte qelluar dhe po kerkon autoret.