SHBA dhe Britania e Madhe po pergatiten per te sulmuar Sirine

e gjitha sinjalet nga Washingtoni dhe Londra lene te kuptohet se nderhyrja ushtarake ne Siri, eshte afer, si nje nga mundesite e vetme dhe te duhura per momentin.
Forcat ushtarake amerikane tashme jane gati dhe sipas sekretarit te mbrojtjes Chuck Hagel pritet vetem urdheri i kreut te forcave te armatosura, presidentit Barak Obama. Hagel tha per BBC se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme tashmë që tregojnë se në Siri janë perdorur arme kimike. Kryeministri britanik Cameron, i cili shkurtoi pushimet e tij dhe u kthye menjëherë në Londër, tha se ligjvënësit britanikë do të votojnë mbi një mocion për krizën siriane. Edhe forcat e armatosura të Britanisë filluan hartimin e planeve të mundshme për aksion ushtarak, pas gjetjes se provave per perdorim te armeve kimike mbi civilet nga regjimi i Damasakut. Ndërkohë, Rusia dhe Kina ripërsëritën qëndrimet e tyre kundër ndërhyrjes ushtarake. Moska deklaroi se një ndërhyrje e tillë do të kishte pasoja katastrofike për gjithë rajonin, ndërsa Kina kërkoi uljen e palëve në tryezën e bisedimeve.
Nga ana tjetër, qeveria e Assad-it mohoi përdorimin e armëve kimike. Ministri i Jashtëm sirian, Walid Muallem tha se të tilla pretendime janë të pavërteta. Ai, ashtu si qëndrimi zyrtar i Damaskut, tha se armët kimike janë përdorur nga rebelët.
Inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë vijuar serish vrojtimet ne terren ne disa zona te Damaskut, duke mbledhur prova se civilet e vrare te merkuren e kaluar kane gjetur vdekjen nga perdorimi I lendeve kimike.