Atentat oficerit të burgutdyshohet për hakmarrje
Të tjera rreth shkrimit FOTO- Nga vendi i ngjarjes
TIRANE- Një oficer roje i Burgut 313 është vrarë mëngjesin e sotëm pranë Unazës së Re. Nga të dhënat e para mësohet se viktima Ymer Hajdari, oficer i burgut 313, është qëlluar me armë zjarri rreth orës 07:05 pranë banesës së tij. Viktima ka qenë duke dalë me makinë nga rrugica ku banonte për në rrugën kryesore kur një person ende i panjohur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
VRASJA
Ka qenë ora 07: 05 minuta kur viktima Ymer Hajdari ka dalë nga banesa për të marrë turnin e rojes në burgun 313. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet viktima ka qenë duke dalë me makinë nga rrugica ku banonte për në rrugën kryesore kur autori, ende i paidentifikuar, i ka dalë para makinës dhe ka qëlluar. Shenjat e tre plumbave ndodhen në xhamin e përparmë të makinës, tip SEAT me targa AA 762AD. Policia ka sekuestruar makinën, ndërsa viktima është dërguar në morg për tiu nënshtruar autopsisë.
HASMËRIA
Një vrasje e ndodhur një vit më parë nga nipi i viktimës, është pista kryesore e hetimit e policisë. Nipi i Ymer Hajdarit ka vrarë një person në qytetin e Burrelit. Nipi i Hajdarit ndodhet në burgun e Lezhës. Policia nuk përjashton dhe pistën e hetimit të një lidhjeje të mundshme me detyrën e tij si oficer roje në burgun 313.
Në një prononcim për shtyp të orës 12:00 Policia dha detaje të vrasjes së ndodhur sot në mëngjes. Një grup i posacëm hetimor po merret me procedurat e shoqërimit të dëshmitarëve si dhe të veprimeve të posaçme hetimore ndërkohë që vrasja “dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje”- bëri të ditur zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini. Po punohet për të zbardhur detaje të tjera rreth vrasjes. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprën penale “të vrasjes me paramendim”
(sg/shqiptarja.com)