E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, gjykata liron 3 të rinjtë, vranë 78-vjecarin që po mbronte të birin

KORCË- Gykata e Korcës ka vendosur të lirojë 3 të rinj, të cilët akuzoheshin për vrasjen e një të moshuari. Bledian, Edison dhe Marinel Demiri në korrik të vitit 2011 në fshatin Pojan vranë me mjete të forta 78-vjecarin Ali Zeneli, teksa mbronte të birin. 

Gjykata e Korcës sot ka vendosur të shpallë të pafajshëm të rinjtë, pas 9 mujash nga dita e krimit. Gjykata e Korcës më  29 korrik kishte dhënë masën ‘Burg pa afat’ për Marinel, Edison, ndërsa për Bledian Demirin “Detyrim me paraqitje” për tre të rinjtë.

Ngjarja 
Më 25 korrik Ali Zeneli ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me mjete të forta nga 3 të rinj, të cilët po grindeshin me djalin e tij. Ngjarja u shënua në një lokal të fshatit Pojan, kur i biri i 78 vjeçarit, Petrit Zeneli është grindur për motive të dobëta me 3 të rinjtë, Mariel, Eduard dhe Bledian Demiri. Në një moment viktima ka tentuar të dalë në mbrojtje të të birit, por është qëlluar me mjete të forta nga të rinjtë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›