Organizata serbe dyshohet se kreu sulmin në Mitrovicë
MITROVICË- Organizata e ashtuquajtur “Mbrojtja civile”, që udhëhiqet nga serbët Jovica Lazarevic dhe Desimir Janiçijevic, në veri të Kosovës, dyshohet se qëndron prapa sulmit me bombë në banesën e familjes Haradinaj, në Mitrovicë, raporton Koha Ditore
Burime të afërta me procesin e hetimeve kanë thënë se kjo organizatë, pjesë e së cilës janë udhëheqës të strukturave të sigurisë dhe të komunave veriore, mund të jetë autore e këtij sulmit të së dielës. Ku për pasojë mbëti i vdekur kryefamiljari Selver Haradinaj dhe u plagosën familjarët e tij.
Edhe pse nuk ka ndonjë rezultat konkret nga hetimet, autoritetet kosovare flasin për sulm të mirëorganizuar ndaj familjes shqiptare.
Të dielën pas mesnatës si pasojë e një shpërthimi është vrarë 30-vjeçari Selver Haradinaj. Ai mbeti i vdekur nga shpërthimi i një eksplozivi, që dyshohet se i’a kishin vendosur në dritaren e banesës, në lagjen “Tre rrokaqiejt”, në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga shpërthimi të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij.
(el.me/BalkanWeb)