Feith: Korrupsioni po dëmton ekonominë kosovare
DUBLIN - Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith, vlerëson se ekonomia e Kosovës po dëmtohet si pasojë e kurrupsionit.
“Ekonomia nuk mund të zhvillohet, sepse nuk do të ketë investime direkte. Nëse një vend ka reputacion të keq, nuk do të ketë investime”, ka thënë Feith në një intervistë për Irish Times.
“Si pasoje e viteve te shtypjes, viteve te diskriminimit dhe viteve te dhunës që kanë përjetuar në të kaluarën kosovarët, njerëzit nuk janë mësuar që të pranojnë se duhet të ketë sundim të ligjit dhe se rregullat, ligjet duhet të respektohen, sepse përndryshe nuk mund të funksionojë si duhet shoqëria”, është cituar të ketë thënë Feith.
“Kjo nuk është unike për Kosovën, kjo mund të shihet gjithandej në Ballkan dhe më gjerë në rajon. Është një fenomen i cili do të marrë kohë derisa të zhduket tërësisht”, ka thënë Faith.
(el.me/BalkanWeb)