E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentate kamikaze te koordinuara

Më shumë se 40 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur janë bilanci i një serie të koordinuar atentatesh të kryera në Bagdad. Objektivat kanë qenë disa qendra të ndryshme shiite në kryeqytetin irakien, ku vetëm një javë më parë një kombinim anolog atentatesh me autobomba provokoi rreth 70 viktima. 
Sulmet që deri tani nuk janë marrë përsipër nga asnjë organizatë, kanë ndodhur pavarësisht numrit të madh të forcave të sigurisë të vendosura në zonë. Sërish Iraku është pre e një lufte sektariane. Situata mbetet një provë e vështirë për qeverinë e koalicionit. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›