Schulz: President konsensual, i denjë për vendin
Bruksel- Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz ka kërkuar që kreu i shtetit të zgjidhet me consensus mes plave partiake, dhe personi të jetë i denjë për atë post.
Pas takimit me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ai nuk la pa komentuar edhe situatën politike në vend për zgjedhjen e Presidentit.
Ne shpresojmë se zgjedhja e Presidentit do të ketë një rezultat të pranueshëm për vendin dhe për komunitetin ndërkombëtar. Nevojitet zgjedhja e një presidenti që përfaqëson gjithë vendin në një kohë me kaq probleme. Ne shpresojmë se vendi do të gjejë një president, duke marrë paraysh ndikimin e madh që do të ketë ai për gjyqësorin në vend. Kjo zgjedhje luan një rol madhor për kredibilitetin e Presidentit brenda vendit, dhe në bazë të këtij kredibiliteti, edhe për besueshmërinë në botën e jashtme. Le të shohim në kohë, e përsëris, zgjedhjen e një presidenti të denjë për Shqipërinë,- tha Schulz.
Ndërsa Haxhinasto u shpreh se tepër e rëndëssishme është mbyllja e reformave zgjedhore dhe parlamentare, të cilat do të bëhen pas zgjedhjes së presidentit.
Nga zoti Schulz vjen inkurajimi që të kapërcejmë kilometrin e fundit, të përmbyllim reformën zgjedhore dhe atë të rregullores së Parlamentit dhe sigurisht të zhvillojmë një proces zgjedhjeje pa pengesa të Presidentit që të reflektojë këtë klimë të re politike në Shqipëri, deklaroi Haxhinasto.
Në takimin mes tyre është diskutuar edhe mbi situatën në rajon, si gjendja në Koasovë dhe Greqi.