E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, Policia: KryekomisariLamaj u vra për shkak të detyrës

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ VIDEO/Atentati rreth orës 18:20 Kryekomisari i ekzekutuar 20 vjet në polici Rama: Edhe një komisar i vrarë në mes të Tiranës Deputeti i PS-së në vendin ku u ekzekutua Lamaj: Vrasja mafioze Berisha në fb kritikon PS, harron vrasjen e kryekomisarit Lamaj TIRANE - Ish shefi i komisariatit nr 6, aktualisht oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Shtetit u ezkekutua me breshëri automatiku. Kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua rreth orës 18:20 të mbrëmjes së të dielës (24 shkurt)  në rrugën "Ibrahim Dervishi", pranë zonës së njohur si "Vasil Shanto", në rrugicën përpara KESH-it, kur Lamaj po parkonte makinën dhe do të dilte nga mjeti për t'iu drejtuar banesës së tij.

Një bresheri plumbash janë goditur mbi 41 vjeçarin dhe shenjat e plumbave, të shumta në numër ishin të dukshme edhe në xhamat e makinës, tip Lança, TR 2564N . Lamaj ndërroi jetë disa momente më vonë rrugës për në Spital Ushatarak.

Rreth orës 18: 50 (të 24 shkurtit) Arsen Rusta, gazetari ynë nga vendi i ngjarjes informonte se mbi kryekomisarin, dyshohet se janë derdhur mbi 15 plumba automatiku. Nga hetimet paraprake mendohet se mund të  kenë qenë dy persona të cilët kanë shtënë mbi babain e një vajze të mitur, dhe më pas janë larguar duke përfituar nga errësira. Më vonë gazetari ynë informoi se deri tani nga Prokuroria e Përgjithshme ishin marrë në pyetje mbi 20 dëshmitarë të cilët kishin dëshmuar se autorët kanë qenë të hipur në një makinë tip BMW me targa Durrësi.

"Autorët kanë qenë të maskuar dhe hipur në makinë tip BMW me targa Durrësi. Ata kanë ndjekur Dritan Lamaj për një farë kohe dhe kanë gjetur momentin kur ka ndaluar makinën për ta parkuar. Autorët kanë hapur dritaren e makinës dhe kanë qëlluar në drejtim të tij."- mendohet se kanë thënë dëshmitarët, madje në momentin kur kanë shtënë me armë, makina ka pasur ende dritat e ndezura.

POLICIA: LAMAJ U VRA PER SHKAK TE DETYRES
Ora 10: 43 Policia e Tiranës deklaron se vrasja e kryekomisarit është kryer për shkak të detyrës si punonjës i policisë.
"Nga grupi hetimor ne perberje te te cilit jane oficeret per hetimin e krimeve te renda, Prokurore te Krimeve te Renda dhe Eksperte kriminalist, nga analizimi i ngjarjes dhe i provave te administruara eshte arritur ne konkluzionin se vrasja e Kryekomisar Dritan Lamaj, eshte kryer nga autoret, per shkak te detyres si punonjes policie."- thuhet ne njoftimin e policisë.

Mbi 100 postblloqe janë ngritur në të gjithë Tiranën, ndërkohë që në operacion janë përfshirë edhe forcat speciale, ndërsa në gatishmëri është policia e Tiranës dhe të gjitha komisariatet e saj.

POLICIA E SHTETIT: LAMAJ DO PREHET NE VARREZAT E DESHMOREVE, HOMAZHET NE 12:00
Ora 09:58 Policia e Shtetit informon se kryekomisari Dritan Lamaj do të përcillet për në banesën e fundit përmes një ceremonie shtetërore. Homazhet do të zhvillohen në orën 12:30- 13: 30 në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë. Kryekomisari Lamaj do të shpallet "Dëshmor i Atdheut".

Trupi i të ndjerit Kryekomisar Dritan Lama do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nga ora 13.30' - 14.30', pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit. Në vijim do të zhvillohen vizita tek familjarët e punonjësit të policisë Kryekomisar Dritan Lama, i cili humbi jetën për shkak të detyrës.

HETIMET, LAMAJ ISHTE I KERCENUAR ME JETE
Ora 07:30 Një grup i posaçëm hetimor, po kryejnë veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar të gjitha provat dhe dëshmitë e vlefshme. Burime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se zyrtarë të lartë të policisë ishin në dijeni të përplasjeve të forta, dhe se Dritan Lamaj ishte kërcënuar me jetë edhe kur ishte larguar nga posti i shefit të komisariatit dhe punonte në Drejtorinë e Policisë së Përgjithshme. madje kishte bërë edhe padi në Prokurori për “kanosje për shkak të detyrës, por këto të dhëna nuk konfirmohen zyrtarisht. Ndërkohë, dihet se Lamaj ka disa procese gjyqësore të hapura, ndaj disa personave, të cilët akuzohen për "Kundërshtim të punonjësit të policisë. 

Policia e Tiranës përmes një deklarate për mediat bëri të ditur mbrëmë se vë në dispozicion një shumë prej 100 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të çojnë në zbulimin dhe më pas në arrestimin e autorëve. Sipas policise dyshimet e para flasin për një atentat mafioz, të mirëorganizuar për shkak të detyrës për një periudhë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit.

Dritan Lamaj ishte i martuar dhe babai i një vajze minorene.

(Foto: Alma Lamaj, nusja e kryekomisarit në vendin ku u ekzekutua bashkëshorti i saj pranë banesës, 24 shkurt 2013 )

ÇFARE NDODHI PAS VRASJES, HAP  PAS HAPI, 24 SHKURT 2013

RAMA: EDHE NJE KRYEKOMISAR I VRARE
Ora 21: 50 Kryetari i PS-së reagon në Twiiter.  “Edhe nje komisar i vrare! Ne mes te Tiranes. Sa jete policesh do kushtoje ende tradhetia e pushtetit ndaj Policise? #RILINDJE”

 

(Foto: Edi Rama ne Twitter)

PROKURORIA PYET 20 DESHMITARE, AUTORET TE MASKUAR DHE ME MAKINE
Ora 21: 38 Gazetari ynë Arsen Rusta informon se deri tani nga Prokuroria e Përgjithshme janë marrë në pyetje mbi 20 dëshmitarë të cilët kanë dëshmuar se autorët kanë qenë të hipur në një makinë tip BMW me targa Durrësi.

"Autorët kanë qenë të maskuar dhe hipur në makinë tip BMW me targa Durrësi. Ata kanë ndjekur Dritan Lamaj për një farë kohe dhe kanë gjetur momentin kur ka ndaluar makinën për ta parkuar, autorët kanë hapur dritaren e makinës dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Gazetari informon se në momentin kur kanë shtënë me armë, makina ka pasur ende dritat e ndezura.  
 
DEPUTETI I PS-se NE  VENDIN KU U EKZEKUTUA DRITAN LAMAJ:  VRASJA MAFIOZE
Ora 21:12 Deputeti socialist Paulin Sterkaj ishte në vendin ku ndodhi vrasja. Në një prononcim për Tv A1 REPORT! Sterkaj tha se kjo vrasje “konfirmon pasigurinë në vend”.
“Tre komisarë u zhdukën në mënyrë mafioze. Kjo tregon siguri nuk ka më në këtë vend. Ka ardhur koha të bëjmë një reformë në radhët e policisë, sot vdiq kryekomisari nesër mund të kemi vrasje të tjera”- tha deputeti Sterkaj duke e quajtur vrasjen “tipike mafioze”

SHEMSI PRENCI: PREJ 2 VITESH SHTETI KA HUMBUR KONTROLLIN MBI KRIMINELET
Ora 21:08 Në një intervistë telefonike për tv A1 REPORT!, ish drejtuesi i policisë, në Dibër dhe ish drejtor i Forcave Speciale në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi shprehu keqardhjen dhe tha se politikat që po ndiqen për largimin dhe emërimet në polici është e gabuar.
“Uroj që vrasja të mos jetë nga konfliktet për shkak të detyrës. Politikat që po ndiqen në emërimet dhe largimet e policëve është tejet e gabuar. Nëse janë të tilla shteti duhet të ndërmarrë një reformë dhe organizim tjetër për të fituar luftën mbi krimin...Policia e shtetit ka 2 vite që e ka humbur kontrollin mbi luftën e egër nga kriminelet dhe është gjallëruar së tepërmi gurpi i kriminelëve në luftë kundër shtetit.”- tha Prençi.

Ai kujton se “e kam njohur personalisht, ishte një oficer aktiv në luftën e krimit. Nuk di të ketë pasur konflikte të këtij karakteri sa t’i zbrazet një automatik për t’i marrë jetën."

POLICIA DEKLARATE PER VRASJEN
Ora 20:24 "Sot, eshte vrare me arme zjarri punonjesi i policise se Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim ne Tirane. Menjehere ne vendngjarje shkuan sherbimet e policise, strukturat per krimet e renda te Policise se Shtetit, u formua nje grup i posacem hetimor, te cilet aktualisht po kryejne veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar te gjitha provat e vlefshme per ngjarjen.
Ne lidhje me kete ngjarje te rende, Policia e Shtetit, vendos ne dispozion shumen e parave prej 100 mije Dollare per cdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te indetifikimit te autorit, ne cdo rast duke ruajtur anonimatin. Per cdo informacion ne drejtim te identifikimit dhe kapjes se autorit do t’ju informojne ne vijimesi"- thuhet në njoftimin për shtyp.

100 POSTBLLOQE NE TE GJITHE TIRANEN
Ora 20:20 Mbi 100 postblloqe janë ngritur në të gjithë Tiranën, ndërkohë që në operacion janë përfshirë edhe forcat speciale të policisë.

(Foto: Makina e Dritan Lamaj)

EKSPERTET E POLICISE HEQIN MAKINEN NGA VENDI I NGJARJES, DO EKZAMINOHET
Ora 20:00 Ekspertët po heqin automjetin nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi automjetin e kryekomisarit të vrarë, si dhe telefonin celular të tij. Nderkaq grupi hetimor sekuestroi edhe pamjet e kamerave të sigurisë së disa prej bizneseve në zonen ku ndodhi krimi i rëndë.

(Foto: Eugen Beci prokurori i krimeve të Rënda në vendin e krimit, ku u vra Dritan Lamaj)

POLICIA: 100 MIJE DOLLARE PER CDO INFORMACION
Ora 19: 59 Policia e Tiranës informon se vë në dispozicion një shumë prej 100 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të çojnë në zbulimin dhe më pas në arrestimin e autorëve.

Dyshimet e para flasin për një atentat për shkak te detyrës për një periudhë 20-vjeçare në Policine e Shtetit. Prokurorët e Krimeve të Rënda Eugen Beci e Besnik Muçi ndodhen në vendin e ngjarjes. Vrasësit dyshohet të jenë larguar me motor.

DRITAN LAMAJ  DHE KERCENIMET
Në kohën që mbante postin e shefit të Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombinatit. Në shtator të vitit 2012 biznesmeni Arben Frroku e ka akuzuar publikisht Lamajn se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij. Sipas biznesmenit Frroku ai është dhunuar egërsisht me grushta dhe shkelma nga Lamaj. Pas këtij rasti që u bë publik në media ka pasur edhe një protestë nga Lëvizja Shqipëria Re kundër shefit të Komisariatit nr.6 Dritan Lamaj. Qindra protestues të veshur me flamurin kombëtar, i bënë thirrje më 28 tetor në kryeministrit dhe Ministrisë së Brendshmëm të shohin faktet që sipas tyre dëshmojnë dhunën dhe të shkarkonin Lamajn nga Detyra. Ndërsa më 2 Nëntor drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Hysni Burgaj firmosi shkarkimin nga detyra të Dritan Lamajt.

(Foto: Dritan Lamaj me uniformën e policisë dhe makina e copëtuar nga plumbat)

Dritan Lamaj, është kryekomisari i tretë i vrarë brenda disa muajsh, pas vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj, shefi i komisariatit të Burrelit Musa Skura. Dy kryekomisarët e fundit u vranë gjatë një operacioni policor.

(Video: Ja ku ndodhi vrasja e Dritan Lamajt) 

(Lajmi në përditësim 24- 25 shkurt)

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›