E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjeniu i vogel 5”, mes etheve dhe gares me 4 mars ne TV Klan

Spektakli i suksesshem televiziv “Gjeniu i vogel”, prej disa javesh ka pushtuar teatrin Klan. Edhe pse na ndan nje jave para nisjes se spektaklit “Gjeniut i vogel 5”, ethet dhe emocionet e gares kane filluar te pushtojne femijet gjate provave ne teatrin e televizionit Klan. Jane 32 protagoniste te spektaklit te madh te talenteve te vegjel “Gjeniu i vogel 5”, i cili do te ngreje siparin “live” ne Klan dhe Klan HD duke nisur nga 4 marsi. Femijet e edicionit te peste te“Gjeniut” jane vertet befasues dhe ajo qe eshte me e rendesishme, eshte se ato vijne nga zona te ndryshme te vendit. Pas audicioneve te bera nga te gjitha trevat shqipfolese, sipas organizatoreve spektakli “Gjeniu i vogel 5” ka kaluar me mijera talente qe deshirojne te aspirojne skenen me zerin e tyre brilant.

Formula

Prezantimi i elementeve te spektaklit qe zbulon talentet me te rinj te kenges, kete here ka nje formule te re. 32 konkurrentet do te garojne perballe njeri-tjetrit ne duele, ne naten e pare dhe te dyte. Dhe gara do te jete e forte, pasi vetem 8 prej tyre do te mund te kualifikohen ne fund te mbremjes. 16 finalistet do te vijojne garen ne netet e tjera.

Juria

Risia e edicionit te 5 te “Gjeniut te vogel” jane edhe kater anetaret e rinj te jurise, te cilet jane emra te afirmuar dhe qe i jane bashkuar produksionit per te evidentuar vlerat interpretative te femijeve. Pervec kantautorit Pirro Cako, tre anetaret e tjere te jurise dhe emri i prezantueses mbetet per t’u zbuluar mbremjen e 4 marsit, por sipas gjasave emra si Vikena Kamenica, apo Genta Ismajli do te vleresojne talentet e edicionit te peste te “Gjeniut te vogel”. Formati qe mban vulen e Pandi Lacos si skenarist dhe producent, Bledar Lacos si regjisor dhe Adrian Hiles si udheheqes artistik, e qe mundesohet ne bashkepunim me nje staf te tere profesionistesh te Televizionit Klan pritet te jete nje kompeticion i forte dhe me shume spektakel. Spektakli “Gjeniu i vogel”, per 3 muaj me radhe do te pushtoje ekranin e Televizionit Klan cdo te hene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›