E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Memorial per diktaturen bust per Sabri Godon Sonila Isaku

Bashkia e Tiranes ka marre nje seri vendimesh te cilat pritet te marrin votat e keshillit bashkiak duke miratuar keshtu vendosjen e bustit te Rilindasit Jeronim De Dada, politikanit Sabri Godo si dhe vendosjen e memorialit per simbolet e diktatures. Ne vendimin e Bashkise se Tiranes thuhet se “Keshilli Bashkiak i Tiranes vendosi te miratoje vendosjen e bustit te figures se mirenjohur te Rilindjes sone Kombetare, poetit dhe luftetarit te ceshtjes kombetare shqiptare, Jeronim De Rada, veper e realizuar nga Odise Paskali ne lulishten perpara Parlamentit, perballe rruges Jeronim De Rada”. Gjithashtu Keshilli Bashkiak do te miratoje edhe vendosjen e bustit te nje nder politikaneve me te njohur ne Shqiperi, ish deputetit t? Kuvendit te Shqiperise ne dy legjislatura, shkrimtarit dhe skenaristit Sabri Godo, ne lulishten perpara Parlamentit, ngjitur me shetitoren “Murat Toptani”, nga Akademia e Shkencave. Nje tjeter vendim i rendesishem i Keshillit Bashkiak te Tiranes eshte edhe miratimi per vendosjen e “Memorialit per Simbolet e Diktatures “POSTBLLOK””, ne lulishten qe ndodhet ne kryqezimin e Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me rrugen “Ismail Qemali”. Ne relacionin e Bashkise thuhet se memoriali i persekutimit komunist bashkon ne nje instilacion tre objekte te ngarkuar me simbolika lokale dhe universale. “Projekti eshte iniciuar nga Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me artistet Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Karakteristike e vecante e ketij kompleksi eshte se te tre objektet jane autentike dhe vijne ne forme “artifakti”, cka do te thote qe bartin ne vete trupin e tyre gjurmet e asaj kohe. Gjithashtu, nderhyrja artistike do te realizohet ne nje hapesire urbane historike ne hyrje te Bllokut, pra pikerisht ne vendin ku Bunkeri eshte instaluar qysh ne kohen e diktatures, ku do te ndertohet memoriali si nje metafore e “arkeologjise” se vuajtjes dhe dhimbjes. Muri i Berlinit eshte nje cope e murit, dhurate qe i eshte bere Bashkise se Tiranes nga Bashkia e Berlinit. Shtyllat e galerise jane marre nga miniera e kampit famekeq te Spacit” thuhet me tej ne relacionin e Bashkise.

“Mirenjohje e qytetit” Haxhi Maqellaren dhe Veli Raden.

Keshilli Bashkiak i Tiranes ka marre disa vendime, me ane te te cilave vleresohet kontributi qe kane dhene per kryeqytetin disa personalitete te fushave te ndryshme. Mesohet se Bashkia e Tiranes ka nderuar me titullin “Mirenjohje e qytetit” Haxhi Maqellaren dhe Veli Raden. Keshtu i jepet titulli “Mirenjohje e Tiranes” artistit te mirenjohur te folklorit shqiptar, z. Haxhi Maqellara me motivacionin: “Per kontributin ne ruajtjen e vlerave kombetare, integrimin kulturor te faktorit shqiptar ne bote, si dhe per kultivimin e artit dhe muzikes tradicionale te qytetit te Tiranes”. I jepet titulli “Mirenjohje e Tiranes” humoristit dhe artistit te mirenjohur te Estrades se Tiranes, z. Veli Rada, me motivacionin: “Per kontributin e dhene ne zhvillimin e artit dhe kultures ne qytetin e Tiranes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›