E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çefa te Krimet e Rënda: Avokatët zvarrisin gjyqet, do marrim masa

TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda po bën analizën vjetore.

Në fjalën e tij Kryatari i Gjykatës Sandër Simoni vlerësoi se institucioni që ai drejton ka një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit. "Gjykata jonë është e pavarur”- vlerësoi Simoni duke quajtur të suksesshëm ligjin antimafia.

Simoni tha se gjatë vitit të kaluar janë gjykuar 1194 çështje si dhe është përmirësuar infrastruktura.

Nënkryetari i KLD-së Elvis Çefa deklaron se avokatët po zvarrisin proceset gjyqësore dhe paralajmëron marrjen e masave.  “Asnjë veprim që cënon proceset gjyqësore nuk do të tolerohet”- tha Çefa i cili mori pjesë në analizën 1-vjetore të Gjykatës së Krimeve të Rënda

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›