E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, familja Llani: Djemtë ishin në Itali

Gentian Shkreta, viktima e atentatit te se dieles ne Mamurras (majtas) Jetmir Llani, i dyshuar per krimin

Familjarët e dy personave të akuzuar për atentatin ndaj vëllezërve Shkreta në Mamurras deklarojnë se Jetmir dhe Muharrem Llani kanë 2 javë jashtë vendit.

Familjarët e dy personave të akuzuar për atentatin ndaj vëllezërve Shkreta në Mamurras deklarojnë se Jetmir dhe Muharrem Llani kanë 2 javë jashtë vendit. Ata e hedhin poshtë akuzën se dy djemtë kanë qenë në pritë të Gentian dhe Emanuel Shkretës pasditen e së dielës.

Policia e Kurbinit, në territorin e së cilës ndodhi vrasja e 31-vjeçarit Gentian Shkreta dhe plagosja e vëllait të tij, ka mbërritur në familjen Llani për të marrë në pyetje anëtarët e saj. Aty ka gjetur vetëm gratë e shtëpisë, njëra prej të cilave bashkëshortja e 34- vjeçarit Jetmir Llani, njëkohësisht nëna e 9-vjeçarit të vrarë në atentatin e 5 qershorit.

Dy vëllezërit akuzohen nga Policia e Lezhës si të dyshuarit për krimin e dyfishtë, pas dëshmisë së dhënë nga i mbijetuari i ngjarjes, Emanuel Shkreta. Menjëherë pas deklarimeve të tij, duke identifikuar vëllezërit Llani, forca të Policisë kërkuan rrëfimin e familjarëve të tyre.

Mësohet se gratë e familjes Llani kanë pohuar se djemtë e tyre prej rreth 15 ditësh janë në Itali. Kjo ka bërë që policia të nisë verifikimin në sistemin TIMS, në dalje të pikave kufitare të vendit. Nga ky sistem nuk ka rezultuar një fakt i tillë, çka hedh poshtë dëshmitë e familjes Llani se djemtë e tyre nuk ndodheshin në Shqipëri në kohën e krimit.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›