E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edlira Bejko: Ja pse e dogji veten im shoq

Bashkëshortja e Bejkos, Edlira

Po ndiqte Liceun Artistik kur është dashuruar me “armikun e popullit”, ish-futbollistin tiranas, që sapo kishte dalë nga qelia pas gati 7 vitesh burg për “agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisjeje”.

Një djalë me flokë të gjatë, që i fliste me guxim për demokracinë, për të drejtat dhe liritë e njeriut, kur ende nuk ishte miratuar me ligj pluralizmi. Edlira është bashkëshortja prej 20 vitesh e Lirak Bejkos, ku 10 vitet e para i kanë kaluar në emigracion në Gjermani e Holandë dhe në vitin 2001 janë kthyer përfundimisht në Shqipëri. Ajo rrefen ne nje interviste per “Panorama”, arsyet e futjes ne greve, si e komenton vetedjegien e tij, merakun per vajzat dhe amanetin e fundit per ta futur ne nje varr me te atin.

“Lirak Bejko ka marrë pjesë në disa greva urie e protesta si gjatë kohës kur Partia Socialiste ka qenë në pushtet, ashtu edhe gjatë këtyre viteve që qeveris Partia Demokratike. Dhe po të ishte gjallë, të jeni të sigurt se do të merrte pjesë në çdo lloj greve deri në plotësimin e kërkesave të ish-të burgosurve politikë, pavarësisht se cila do të ishte qeveria. Se im shoq quhej Lirak Bejko dhe ai nuk kishte frikë nga asnjë lloj qeverie dhe as nuk ka pasur shans që të përdorej nga ndokush! Lirak Bejko u dogj për të drejtën, për kauzën dhe as ndonjë qeveri dhe as unë vetë nuk mund ta ndalja dot”- thote ajo.

Nga martesa kanë dy vajza, Sara 19 vjeç, studente e vitit të parë të Juridikut dhe Albana 17 vjeç, gjimnaziste te “Sami Frashëri”. Janë ato të dyja për të cilat Lakun (Liraku) e hante meraku, ndërsa vdekja po e hante atë në reanimacionin e një prej poliklinikave të specializuara kundër djegieve në Bari të Italisë.

Biseda rreth vajzave ka qenë edhe telefonata e fundit e Edlirës me të shoqin. Pasi ai është futur në operacionin e dytë, zëri i ka humbur, për të humbur edhe çdo reagim tjetër dita-ditës, derisa dha shpirt mesditën e 2 nëntorit.

(Intervisten e plote e lexoni sot ne Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›