Atentati me tritol, merret në mbrojtje zv/drejtori Muça

Forcat e njësisë operacionale,pas atentatit me tritol në banesën e Dorian Muçës, kanë marrë në mbrojtje familjen e Muçës ndërsa të gjitha lëvizjet e zv.drejtorit të policisë së Tiranës bëhen nën vëzhgimin dhe mbrojtjen e dy efektivëve të njësisë operacionale, ndërsa ruhet edhe banesa e tij. Ndërkaq janë shoqëruar në polici gjatë ditës së sotme disa persona te tjerë, duke e çuar në rreth 20 numrin e të shoqëruarve. Policia i ka kaluar tashmë materialet hetimore prokurorisë për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentative.