BE-Shqiperi miratohet deklarata e perbashket

Ne Shqiperi takimi i katert i komitetit parlamentar te Stabilizim Asocimit BE-Shqiperi u mbyll me miratimin e nje deklarate te perbashket. Ky fakt u konsiderua si sukses nga drejtuesi i delegacionit te deputeteve europiane Eduard Kukan pas deshtimit te tre takimeve te meparshme gjate ketij viti dhe ne 2010. Deklarata vlereson arritjen e marreveshjes mes shumices dhe opozites ne Shqiperi duke kerkuar nje perparim thelbesor te vendit ne permbushjen e 12 prioriteteve kyce te percaktuara nga Brukseli. Zoti Kukan tha se Shqiperia nuk mund te humbe me kohe duke kerkuar arritjen e rezultateve konkrete
Klima e ndryshuar politike ne Shqiperi u reflektua sot edhe ne takimin e radhes mes deputeteve shqiptare dhe atyre europianw i cili pati ne qender vlerwsimin e ecurise se marredhenieve te Shqiperise me Bashkimin europian reformat dhe zhvillimet ne parlamentin shqiptar. Ndonese perfaqesuesit si te shumices ashtu dhe te opozites ju permbajten qendrimeve te tyre menyra e shprehjes dhe e deklarimit ishte mjaft e matur dhe shmangu mundesite e perplasjeve te ashpra qe ishin regjisruar ne takimet e meparshme. Edhe perfundimi i takimit ishte i tille. Palet mbeshteten pa hezitim deklaraten perfundimtare ne ndryshim nga ckish ndodhur me pare.
Deklarata vlereson zhvillimet e fundit politike dhe inkurajon te gjithe aktoret politike qe me te njejten fryme pajtimi dhe pragmatizmi te bashkojne forcat ne perpjekje te metejshme per reformat e nevojshme per ne Bashkimin europian si dhe nenvizon se permes konsolidimit dhe zbatimit rigoroz te marreveshjes te gjithe palet politike do te fitojne besueshmeri.
Reforma ne sistemin gjyqesor dhe lufta kunder krimit te organizuar e korrupsionit konsiderohen si parakushtet me kryesore per procesin e integrimit europian duke nenvizuar rendesine teper te madhe te transparences paanesise dhe efikasitetit te gjyqesorit e nderkohe qe njeh perparimin e kufizuar ne keto fusha ben thirrje per reforma efikase.
Ne Deklarate shprehet shpresa se pas periudhes se veshtoie te situates politike ne Shqiperi qe pasoi zgjedhjet e 2009 dhe ato te jketij viti vendi duhet te beje perparim thelbesor ne permbushjen e 12 prioriteteve kyce per te cilat Komisioni europian ne Raportin e Progresit vlereson me shqetesim se kane ecur ngadale.
Duke vleresuar ndryshimet e fundit kreu i delegacionit te europarlamentareve Eduard Kukan tha se ne mirepresim keto ndryshime pozitive dhe duam qe ato te jene te qendrueshme. Per kete ne duam me shume rezultate dhe shembujt dhe se kjo do te jete tendenca edhe ne zhvillimet e ardhshme politike.
Zoti Kukan vuri theksin ne realizimin ne kohe te reformes zgjedhore ecjen perpara me reformen parlamentare dhe permbushjen e 12 objektivave te percaktuara nga Komisioni europian.Une besoj se gjeja me e rendesishme per vleresimin e perparimit te Shqiperise eshte qe qveria dhe parlamenti te perqendrohen realisht ne axhenden europian per te marre masat e duhura qe do ta shtynin vendin perpara. Humbja e kohes mendoj se eshte nje luks qe ju nuk mund tja lejoni vetes