Vasili në Berat: Qytetari të vendoset në qendër të sistemit shëndetësor
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, theksoi sot nga Berati, rëndësinë e parandalimit dhe ndjekjes së sëmundjeve infektive, si dhe trajtimit të qytetarëve nga mjekët e parësorit.
Ministri Vasili zhvilloi një vizitë në Berat, ku pati një takim në Drejtorinë e Shëndetit Rajonal, në vijim të analizave vjetore të sistemit shëndetësor rajonal, me qëllim rritjen e performancës së sistemit shëndetësor në shërbim të qytetarit.
Ministri Vasili kërkoi që kujdesi ndaj qytetarit të vendoset në qendër të sistemit shëndetësor. “Të shkurtohet koha e vendosjes së diagnozës në funksion të trajtimit sa më të mirë të qytetarëve”, tha ministri, duke kërkuar njëherësh komunikim me qendrat e specializuara terciare dhe përdorim të telemjekësisë.
Ministri Vasili, gjatë takimit, vuri theksin gjithashtu tek rëndësia e edukimit dhe promocionit shëndetësor.
(d.b/BalkanWeb)