E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj Arjan Selimit, Policia e Shtetit mbledhje urgjente

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka thirrur sot mbrëmjen e se martes në një mbledhje urgjente grupin hetimor që po shqyrton vrasjen e Arjan Selimit, që humbi jetën pas 5 plumbave kallashnikov mbrëmjen e së hënës parnë banesës së tij.
Mbledhja me dyer të mbyllura po drejtohet nga kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Nderkohe mbetet ende mister vrasja e djeshme e ndodhur në kryeqytet, viktimë e të cilës ishte 37- vjeçari Arjan Selimi, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ndërsa i plagosur mbeti edhe një 20-vjeçar.

Në një njoftim zyrtar për mediat Policia e Shtetit deklaron është duke u hetuar në disa pista që do të çojnë në zbardhjen e krimit si edhe identifikimin e autorëve, ndërsa po merren në pyetje persona që kanë dijeni për ngjarjen.

37-vjeçari Selimi u vra rreth orës 19:20 të ditës së djeshme pranë ish-Parkut të Autobusëve. Trupi i Selimit, u gjet i pajetë, poshtë një pallati 8 katësh, ndërsa dëshmitarë pohojnë se u dëgjuan disa të shtëna armësh në zonë.

Dyshohet se Arjan Selimi ka tentuar të hipte në një automjet në momentin që është sulmuar me armë nga 2 persona teksa ka dalë nga banesa e tij, në rrugën “Stavri Themeli”.

Sipas policisë në vendgjarje janë gjetur 20 gëzhoja model 56 por, do të jetë ekspertiza nga kriminalistika që do të përcaktojë llojin e armës së përdorur për ekzekutim.

Siapas Polisisë së Shtetit po punohen intesivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëven, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pergjimet e heroinës, “Arjan, ke një llogari të hapur me ata të Tropojës” Tiranë, vritet në një atentat Arjan Selimi i 'Kompas' VIDEO: Tiranë, vritet në një atentat Arjan Selimi i 'Kompas' FOTO: Foto nga vendngjarje VIDEO: Atentati ndaj Arjan Selimit, Policia e Shtetit mbledhje urgjente

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›