Greqi, parlamenti voton taksën për pasuritë e patundshme
ATHINE-Parlamenti grek miratoi sot në mbrëmje një amendament duke vendosur në mënyrë të menjëhershme një taksë tjetër për pasuritë e patundshme, për të mbuluar deficitin publik dhe për të respektuar objektivat buxhetorë të vendit, në kuadër të zgjidhjes së krizës së borxhit dhe ruajtjes së zonës euro.
Taksa, që bën pjesë në masat shtrënguese të vendosura si kusht nga kreditorët e Greqisë, ka shkaktuar irritim në Greqi, ku më shumë se 70 % e banorëve janë pronarë.
Ky amendament u miratua pas një votimi nominal, pa surpriza, gjatë të cilit votuan pro 154 deputetë të PASOK-ut dhe Elsa Papadimitriou, e cila është deputete e pavarur pas përjashtimit nga Demokracia e Re.
Deputetët e opozitës votuan kundër.
Ndërkaq, jashtë parlamentit “Qytetarët e indinjuar” protestonin kundër masave të qeverisë, njëra prej të cilave u votua në Parlament. Gjatë protestës pati edhe episode të vogla, kur policia përdori gaz lotsjellës dhe lëndë kimike për të shpërndarë masën e njerëzve.
(d.b/BalkanWeb)