Bruksel, dështon raundi i bisedimeve Kosovë –Serbi
BRUKSEL-Takimi i parashikuar që të zhvillohej sot në mbrëmje në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë është anuluar. Kjo erdhi si pasojë e kërkesës së palës serbe që insistoi që në dialog të përfshihet edhe çështja e Veriut.
Ndërkaq delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, sonte në Bruksel, kanë diskutuar ndaras me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Robert Kuper. Raportohet se në këto takime të ndara është biseduar për zhvillimet e sotme në pjesën veriore të Kosovës.
Temat e parashikuara për sot, në dialogun teknik ndërmjet dy vendeve, janë shtyrë për nesër, kanë thënë zyrtarë të BE-së në Bruksel.
Të dy delegacionit do të përpiqen sërish te merkuren që të diskutojnë për temat që janë në tavolinë, por gjithçka varet nga zhvillimet në pjesën Veriore të Kosovës, ku serbët e barrikadate po sulmojnë ushtarët e NATO’s dhe këta të fundit janë kundërpërgjigjur.
(d.b/BalkanWeb)