E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati ndaj Gocajt15 vite hasmeri mes fiseve ne Burrel

TIRANE- Pesembedhjete vite hamsmeri mes tre fiseve kundershtare te Alekander Gocaj kane nxjerre nje bilanc lufte mes tyre duke arritur deri ne ate shkalle sa te bejne eleminimin fizik te te gjithe burrave te nje shtepie. Familja qe ka pasur bilancin e humbjeve me te medha eshte ajo e fisit Dedja ne Burrel ku mesohet se rreth miqesor apo farefisnor me te bie dhe 37 vjecari Aleksander Gocaj i cili per rreth nje jave eshte kthyer ne qender te sulmeve kriminale te kundershtareve por qe i ka shpetuar mrekullisht dy atentateve teper te sofistikura nga ana e mekanizmit te zhvillimit te tyre. Hetimet e policise dhe prokurorise se Tiranes lidhur me dy antentatet e bera ndaj Gocaj jane perqendruar ne tre fise qe sipas burimeve jane ai i Kolajve ne Burrel Doda ne Burrel si dhe Xhetani ne Shkoder. Burimet shprehen se konfliktet e lindura qe nga viti i trazirave 1997 per zonat e influences brenda qytetit si dhe vrasjet e ndodhura gjate ketyre viteve nga te dyja krahet duket se skane ndikuar aspak ne qetesimin e gjakrave por perkundrazi i kane hedhur ne menyre te vashdueshme benzine zjarit. Nga kjo beteje mes fiseve veriore familje qe tashme eshte shuar eshte ajo e fisit Dedja ku anetaret e saj Gezim Dedja Gazmir Dedja Femi Dedja dhe se fundi Halit Dedja jane ekzekutuar pa meshire nga kundershtaret e tyre. Tashme efekti i hakmarjes ka marre nje shtrirje me te gjere ku objektiv jane kthyer persona te rrethit farefisnor te familjes Dedja pasi tek kjo skane me ke te vrasin. Nje nga keta persona eshte dhe Aleksander Gocaj i cili ne nje kohe fare te shkurter i ka shpetuar dy atentateve.
BETEJE MES FISEVE
Zbatimi me perpikmeri te kanunit te Leke Dukagjinit si dhe kunder pergjigjia me vrasje pas nje vrasje ka bere qe beteja mes kater fiseve te mos negociohet asnjehere per pajtimin e gjakut. Hetues te ceshtjes shprehen se pergjate 15 viteve fiset ne konflikt ne disa ngjarje kane mare pjese direkt ne vrasjen e kundershtareve te tyre por nga vezhgimet ne terren eshte vene re se kohet e fundit palet kane perdorur vrases me pagese per eleminimin fizik te njeri-tjetrit. Duket se dhe ne dy ngjarjet e fundit te shenuar ne Tirane si dhe vrasja e shtetasit Halit Dedja ne vitin 2010 ne zonen e ish-uzines Enver jane te implikuar persona qe kane eksperience ne kete drejtim.
DY GRUPET KRYESORE
Fisi Kolaj eshte nje nga bandat ne qytetin e Burrelit e krijuar ne vitin 1997. Drejtuesi kryesor i ketij grupi eshte Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policise dy shoket akuzohen per nje seri vrasjesh. Anetari kryesor i kesaj bande Ermir Doda eshte arrestuar. Anetaret e kesaj bande kane qene pjese e Sigurimit te Shtetit. Ermir Doda eshte arrestuar ne Angli per trafikim te lendeve narkotike. Pjese e ketij grupi vitet e fundit jane bere dhe dy fiset e tjera Doda ne Burrel si dhe Xhetani ne Shkoder edhe keto te fundit te perfshira ne konflikt me fisin Dedja. Nderkohe familja emrin Dedja ne qytetin e Burrelit eshte krijuar perpara vitit 1997. Ne krye ishin tre vellezerit Dedja. Vellai i madh i tyre Haliti i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjate i vrasjeve te ndersjella me banden Kolaj ishte koka e grupit. Keta djem njiheshin si te fortet e Burrelit dhe me shume para pasi kishin arritur te kapnin vendet kyce te administrimit te qytetit. Anetaret e bandes kane qene pjese e Sigurimit. Halit Dedja eshte ekzekutuar ne Tirane nga nje person i panjohur i cili e ka qelluar me pistolete me silenciator nga prapa duke e lene te vdekur ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›