E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumbi te Berisha prokuroriaU qellua me kallashet e Gardes

Te tjera rreth shkrimit Raporti i SHKB - PJESA PARE - PJESA DYTE Ja 21 janari i fotografuar nga policia 21 janari Apeli Ndrea Prendi nuk do hetohet ne qeli Gjykata Agim Llupo ne burg dhe per 3 muaj Apeli Margarit Kume do hetohet ne liri TIRANE- Plumbat e gardes jo vetem qe kane vrare kater demostruesit e opozites ne demostraten e 21 janarit por kane rrezikuar seriozisht dhe jeten e personelit te administrates se kryeministrise. Nje predhe automatiku eshte gjendur brenda nje zyre te godines se kryeministrise ku nga verifikimet e bera eshte vertetuar se plumbi i perket armeve te Gardes se Republikes.

Nga bresherite e dendura te efektivave te Gardes se Republikes plumbat kane arritur te depertojne dhe ne ambjentet e brendshme te godines se kryeministrise duke rezikuar seriozisht jeten e punonjesve te administrates se Keshillit te Ministrave. Hapjazjarr pa kriter dhe ne menyre te cregullt ka bere qe ne nje nga zyrat e katit te 4-er te hyje nje predhe e kalibrit 7.62 mm i modelit 56 por qe fatmiresisht nuk ka sjelle asnje pasoje fizike per punonjesit e kesaj zyre. Predha e kallashnikovit ka thyer xhamin e zyres dhe prej andej eshte ngulur ne murin e brendshem te kesaj zyre qe ndodhet ne kryeministri por qe ne fakt nuk dihet se kujt drejtorie i perket. Sapo jane njohur me kete ngjarje punonjesit mesohet te kene braktisur menjehere zyren duke qendruar te ulur ne korridoret e kryeministrise pasi bresherite e kallashnikoveve te Gardes se Republikes vazshonin te ishin me intesitet te larte. Kostatimi i plumbit brenda ambjenteve te godines se Keshillit te Ministrave eshte bere dhe nga hetuesit e Prokurorise se Tiranes te cilet prej gati nje viti e kane administruar ate si prove ne dosjen hetimore te demostrates se 21 janarit 2011.

PREDHA NE KRYEMINISTRI
Nga kqyrja e oborrit te kryeministrise pas demostrates se 21 janarit grupi i hetimit i prokurorise se Tiranes ka mundur te gjeje nje predhe brenda Keshillit te Ministrave. Nga verifikimet e bera gjate kesaj kohe eshte arritur nga prokuroria qe te nxiret dhe mekanizmi i hyrjes se kesaj predhe qe nga karakteristikat e jashtme ka ngjashmeri te madhe me ato te automatikut Kallashnikov model 56. Sipas burimeve prane prokurorise se Tiranes ka dyshime te forta se predha e cila eshte gjendur me demtime te shumta eshte qelluar nga grupi i zjarit qe ndodhej me sherbim ne hyrjen e delegacioneve te huaja. Nga ekzaminimi i parvazit te siperm te dritares se katit te 4 qe ndodhet nga ana e piramides eshte provuar se parvazi ka nje goditje me plumb. Me sa duket nga kjo goditje predha e gjendur ka bere rikoshet duke mare drejtim levizje per nga xhami i dritares te cilin pasi e ka thyer mesohet se eshte ngulur me pas ne murin brendshem. Sipas burimeve predha ka pesuar demtime te shumta demtime keto qe nga ekspertiza ne laburatorin kriminalistik ekspertet e kane certifikuar si te pa identifikueshme kete predhe.
DRITARJA E BERISHES
Ne hetimet paraprake mbi ngjarjen e dhunshme te 21 janarit prokuroria ka bere dhe kqyrjen fizike te dritareve te zyres se kryeministrit Sali Berisha i cili diten e ngjarjes ka qene brenda ne zyren e tij. Verifikimet kane treguar se ne xhamat apo ne parvazin e dritareve nuk ka pasur asnje shenje qe eshte karakteristike me shenjat qe lene predhat e plumbit. Burimet sqarojne se xhamat e dritareve te zyres se kryeministrit Sali Berisha jane te blinduara dhe per pasoje plumbi nuk mund te depertoje ne ambjentet e brendshme. Hetuesit pranojne faktin se dritaret jane qelluar nga demostruesit me gure ashtu sic dhe jane qelluar te gjitha dritaret e tjera te godines se kryeministrise. Nga keto goditje dritares e zyres se kryeministrit Berisha nuk kane pesuar asnje dem.
NISHANI PER PLUMBIN
Ministri i Brendeshem Bujar Nishani tha dy dite me pare se prokuroria ka hetuar per ata qe goditen Keshillin e Ministrave me plumba dhe bomba molotov. Mbi Keshillin e Ministrave mbi godinen jane identifikuar dhe fotografuar prova te goditjes me plumba te parvazit te dritares te Keshillit te Ministrave. Se nga eshte goditur le te zbulohet nga hetimet. Nese thuhet se jane hetuar persona qe nuk kane qene nen hetim persona per te cilet nuk ka patur nisje te procedimit policia ska patur se cte mbledhe. Ministri la te kuptohet se plumbat kane qene pikerisht ne dritaren e zyres se kryeministrit. Por xhamat e zyres se Berishes jane te blinduar ndaj eshte e pamundur qe plumbi te penetronte. Ne intervisten e tij dhene ne emisionin Opinion ministry Nishani ka sqaruar dhe punen hetimore te bere nga Policia e Shtetit me qellim gjetjen e provave materiale ne ngarkim te organizatoreve te demostrates se opozites.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›