E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Te publikohen udhetimetjashte edhe te ministrave

Te tjera rreth shkrimit Komisioni hetimor Me 13 shkurt raporti TIRANE- Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise reagon ndaj pretendimeve te kryetarit te komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj se nga Keshilli i Larte i Drejtesise nuk ka ardhur asnje informacion ne lidhje me veprimtarine e kerkuar.

Nepermjet nje prononcimi per shtyp pak ore pas deklarates se Enkelejd Alibeajt Spahiu tha se dokumentet ishin vene ne dispozicion te Kontrollit te Larte te Shtetit. Nderkohe qe Alibeaj ne mbledhjen e sotme te komisionit hetimor deklaroi se nuk e dinte nese mos dhenia e informacionit eshte karshillek apo neglizhence e Spahiut

Sipas Spahiut KLD eshte e hapur per te vene ne dispozicion cdo dokument zyrtar vecse ne keto momente ato jane vene ne dispozicion te KLSH Kontrollit te Larte te Shtetit i vetmi organ qe raporton ne Kuvend per kontrollin.

Jemi te hapur te japim cdo informacion dhe document zyrtar. Por ka radhe ne praktiken e institucioneve shqiptare. Nga data 1 shkurt ne KLD me shkrese zyrtare eshte kerkuar auditimi i plote 3 vjecar i veprimtarise ekonomike financiare e te KLD-se. Prej disa ditesh prane zyrave te ketij Keshilli mund te gjeni nje grup te auditimit te KLSH

Ne respket te kushtetutes KLD i ka vene ne dispoizicon KLSH te gjithe dosjet dhe dokumentacionin original per kete periudhe dhe ne reference te Kushtetutes eshte KLSH i cili informon dhe raporon ne kuvend per kontrollin ndash deklaroi Spahiu.

Me tej ai shtoi se po hetohen dhe verifikohen hyrjet e daljet e tij jashte Shqiperise. Sipas Spahiut per 3.5 vite ne postin e nenkryetarit te KLD-se jane verifikuar 39 hyrje e dalje te tij jashte Shqiperise.

Ftoj publikun dhe median qe per hir te transparences te publikojme hyrjet daljet e cdo ministri e zyrtari te larte te cdo shteti per te pare ne refernce krahasuese hyrjet e daljet e cdo kujt dhe qellimet e tyre- tha Spahiu.

Ai akuzoi se po perpiqen te perfshirje te gjithe keto hyrje dale jashte Shqiperise ne periudhen qe ai eshte nen drejtimin e Aleances Kuq e Zi. Spahiu kerkon te nenvizoje se hyrjet dhe daljet e tij me te shumta kane qene ne qytete si Prizren Tetove Prishtine te cilat ai i quan qytete shqiptare ndersa per disa deputete jane qytete te huaja

AK nuk eshte krijuar 3. 5 vjet me pare por 10 muaj me parehellip.dhe pjesa me e madhe eshte ne Prizren Tetvove Prishtine deklaroi Spahiu duke shtuar se Qellimet e vizitave jashte Shqiperise kane qene publike dhe asnje udhetim nuk ka qene ne konflikt me detyren

Komisioni parlamentar hetimor per shkarkimin e zv/kryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu ne mbledhjen e thirrur te merkuren caktoi 13 shkurtin si daten e miratimit te raportit perfundimtar.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›