Atentati ndaj “Tan Lepurit”,verifikime në 4 pista hetimi
28/03/2011 Analiza e hetuesve, skaner të kaluarës së biznesmenit dhe konfliktet me krimin
TIRANE- Zbardhja e atentatit mafioz të dështuar ndaj biznesmenit Dritan Avllaj, ka detyruar Prokurorinë e Tiranës të shtrijë hetimet në katër drejtime kryesore, nga ku mendohet se mund të ketë zanafillën ngjarja e rëndë. Analizimi me hollësi i të gjithë informacionit të serviruar nga policia, ka bërë që Prokuroria e Tiranës të regjistrojë procedimin penal për akuzën e “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”, si dhe të ngrejë katër pistat e para të hetimit. Sipas burimeve të akuzës, biznesmeni Dritan Avllaj ose siç njihet ndryshe me nofkën “Tan Lepuri” mendohet se është një personazh tepër i përfolur në botën e krimit, politikës dhe biznesit, i cili i ka shpëtuar dy herë të tjera atentateve mafioze. Duke studiuar të gjithë aktivitetin dhe të kaluarën e të dëmtuarit, Prokuroria ka ngritur dyshimet e para se atentati ndaj biznesmenit, mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra me eksponentë në botën e krimit, konkurrencës mes ndërtuesve, deklaratave politike, si dhe lidhjet e tij shumë të përfolura me lejet ndërtimore në Bashkinë e Tiranës. Këto janë vetëm katër drejtime hetimore ku është përqendruar puna e Prokurorisë dhe policisë, ndërkohë që vetë i dëmtuari në dëshminë dhënë para hetuesve ka theksuar se ai nuk ka pasur konflikte, veç presioneve të vazhdueshme publike nga disa eksponentë të partive politike. Ndërkohë për sa iu përket mundësisë së goditjes së tij nga eksponentë të ndonjë grupi kriminal që vepron në Shqipëri, Avllaj ka hedhur poshtë këtë dyshim, duke pohuar para hetuesve se s’ka pasur probleme me kontigjentë kriminalë. Mirëpo pavarësisht këtyre deklaratave grupi i hetimit që përbëhet nga prokurorë dhe hetues të policisë së Tiranës, ka pyetur dhjetëra persona që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen. Burimet tregojnë se në dosje janë administruar rreth 25 dëshmi, ku mes tyre ndodhen dhe tre persona që kanë treguar karakteristikat e motorit dhe drejtimin e largimit të tij, pas hapjes zjarr me një automatik “Skorpions” në drejtim të Benzit të blinduar ku po udhëtonte Dritan Avllaj. Për sa i përket gjetjes së motorit të përdorur nga dy autorët e krimit, agjentët e policisë kanë kryer disa kontrolle në serviset e zonës, por pa rezultat. Ka shumë mundësi që autorët ta kenë çmontuar pjesë-pjesë, duke zhdukur çdo provë që policia mund të ketë administruar në dosje.
Historiku i dy atentateve të mëparshme ndaj tij
Dyshimet paraprake, 4 persona në përgjim
Hetimi i Prokurorisë dhe policisë, mësohet të ketë vënë në rreth të kuq katër persona, ndaj të cilëve aktualisht janë duke u kryer të gjitha procedurat hetimore. Për të parë pozicionin e tyre në atentatin kundër Dritan Avllaj, mësohet se Prokuroria e kryeqytetit ka vënë në përgjim numrat e tyre, si dhe në të njëjtën kohë ka ngarkuar me detyra të caktuara agjentët e policisë. Shumë veprime hetimore janë duke u kryer, pasi ekzistojnë të dhëna se personat e dyshuar mund të qëndrojnë prapa këtij atentati. Mirëpo pavarësisht mënyrës së ekzekutimit dhe misterit të zbulimit të emrit, hetuesit shprehen nën zë se atentatorët kanë qenë profesionistë dhe të paguar, çka sjell uljen e mundësive për t’i identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar ata. Ndërkaq atentati i tretë ndaj bosit të ndërtimit Dritan Avllaj, ka bërë që ky i fundit të marrë privatisht masat për ruajtjen fizike të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Plagosja e “Tan Lepurit” ndodhi rreth orës 22:15 të së enjtes, ku dy persona kanë qëlluar 9 herë, duke e plagosur me një plumb të vetëm në shpatull, për shkak se xhami i makinës ishte i blinduar.
Katër pistat
1. Konfliktet e vjetra që lidhen me dy atentatet e viteve 2001 dhe2007
2. Konkurrenca mes ndërtuesve të pallateve në Tiranë e qytete të tjera
3. Deklaratat politike të bëra nga partitë në drejtim të emrit të tij
4. Lidhjet e përfolura të Avllaj me lejet ndërtimore në Bashki
Administratorë dhe punonjës të kompanive të udhëtimeve të implikuar në rrjetin e mashtrimit