Vdes një prej demonstruesve të 21 janarit, sapo doli nga burgu
28/03/2011 Brahim Elezi pësoi infarkt, ishte thirrur në Prokurori. PS denoncon dhunën
FIER- Ka vdekur në ditën e sotme një prej demonstruesve të ngjarjes së 21 janarit. Brahim Elezi ka shkuar mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit civil të Fierit dhe bluzat e bardha pohuan me trishtim se ai kishte shkuar pa shenja jete. Ai ishte arrestuar nga policia e Fierit disa ditë pas demonstratës tragjike të 21 janari në Tiranë dhe sipas familjarëve të tij ishte mbajtur për gati një muaj në paraburgim. Disa ditë më parë 57-vjeçari Brahim Elezi banor i qytezës së Levanit kishte lënë qelinë, por vazhdonte të ishte në ndjekje penale në gjendje të lirë. Familjarët kanë pohuar se Brahim Elezi kishte qenë në Prokurorinë e Fierit i thirrur nga organi i akuzës edhe një ditë para se të ndërronte jetë, megjithëse ishte i sëmurë. Pas kësaj ai sipas familjarëve kishte qenë shumë i tronditur.
Për këtë ngjarje PS Fier ka dalë në ditën e djeshme në një deklaratë për shtyp, në të cilën kanë denoncuar dhunën policore. Duke e konsideruar se policia dhe organi i akuzës me “metodat e tyre çnjerëzore” i morën jetën militantit të PS. Brahim Elezi ishte anëtar i PSSH-së që nga viti 1991, ndërsa ishte ndjekur penalisht menjëherë më parë gjatë procesit të zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009, pasi rezultoi në ballë të protestave.
A. Damini