Vendimi peng i pretendimeve të aleatëve dhe deputetëve
28/03/2011 PS shtyn miratimin e listës së kandidatëve për 8 majin
Partia Socialiste do të zyrtarizojë sot listën e kandidatëve të saj që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 8 majit. Kështu, edhe pse mbledhja e kryesisë së kësaj partie zhvilloi një mbledhje për më shumë se tre orë, sërish nuk u arrit që të miratoheshin të gjitha kandidaturat për njësitë vendore në të gjithë vendin. Kërkesat nga baza dhe nga aleatët e PS-së detyruan anëtarësinë e këtij forumi të vijojë mbledhjen dhe gjatë ditës së sotme, e cila do t’i japë fund dhe diskutimeve mbi një çështje të tillë.
Debati
Lista e kandidatëve që do të përfaqësojnë koalicionin “Aleancën për të ardhmen” në zgjedhjet e 8 majit mbetet peng i mosmarrëveshjeve jo vetëm mes radhëve të Partisë Socialiste, por dhe të aleatëve të saj. Kështu, ndalur tek debatet brenda llojit, një pjesë e mirë e zonave zgjedhore ka në listën e propozimeve për kandidat që do të kandidojnë për kryetar bashkish e komunash më shumë se një kandidaturë, duke e bërë të vështirë përzgjedhjen e një emri të vetëm. Kjo për vetë faktin se propozimet kanë ndarë mes tyre mbështetjen e bazës dhe të kupolës rozë. Ndërkohë që burime pranë selisë së PS-së saktësojnë se përplasje ka dhe mes vetë kësaj partie dhe aleatëve të saj. Kësisoj, mësohet se parti të tilla si PDK, PDS, e PSD kanë një numër jo të vogël kërkesash për zona të lira, duke vënë në pozitë të vështirë lidershipin socialist. Madje janë dhe vetë deputetët e PS-së, ato të cilët kanë shfaqur jo pak pakënaqësi për ndarjen e zonave që ato kanë nën mbikëqyrje me aleatët e PS-së. Kjo pasi, parti të tilla si PDK-ja kërkojnë që të garojnë pikërisht në zona në veri të vendit, të cilat rezultojnë të votojnë pro Partisë Socialiste.
Vendimi
Në mesditën e sotme pritet që Partia Socialiste të bëjë zyrtare listën me kandidatët e saj për zgjedhjet lokale. Të ndodhur përpara jo pak mosmarrëveshjesh dhe pakënaqësish në disa zona, kryesia e PS-së vendosi të shtyjë marrjen e vendimit mbi një çështje të tillë gjatë ditës së sotme. Por krahas të tilla vështirësive, mësohet se shtyrja e këtij vendimi lidhet dhe me një tjetër problem i parashikuar nga lidershipi socialist në rast të publikimit të listës së plotë të kandidatëve. Në këtë mënyrë mësohet se në disa bashki e komuna në jug të vendit ekziston rreziku i largimit të pretendentëve për të qenë kandidatë në këtë garë, në rast të mos përzgjedhjes së tyre nga PS-ja, drejt PBDNJ-së, i cili do ndikonte në rezultatin e kampit rozë.