E Diel, 1 Nëntor 2026

kandidatet per zgjedhje konfrontohen me arme

28/03/2011  Për një parakalim

Dy kandidatët për kryetar komune në Kalanë e Dodës në Dibër raportohet se kanë pasur një konflikt me armë ditën e shtunë, fatmirësisht pa pasoja për jetën. Bujar Himollari, përfaqësues i Partisë Socialiste, mësohet se ka pasur konflikt me shtetasin Bujar Mahmutaj, kandidat i PD-së. Policia informoi nga vendi i ngjarjes, se gjatë konfliktit mes dy kandidatëve ka pasur të shtëna armësh, por pa pasoja në njerëz. Menjëherë autoritetet e rendit kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë, e cila duket se tensionon në mënyrë të panevojshme garën zgjedhore. Gjithmonë në kohë zgjedhjesh, sidomos në komunat e largëta shënohen incidente, të cilat tensionojnë situatën zgjedhore në vend. Gara politike jo pak herë degjeneron në konfrontime fizike mes kandidatëve ose militantëve të të dyja forcave politike, pavarësisht thirrjeve të qendrës për qetësi dhe maturi në situatat zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›