E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atentati ndaj djalit të ish-gjyqtarit, hetimet kalojnë në SPAK, dyshohet se u vra nga një grup kriminal

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për hetimet lidhur me atentatin  ndaj Klaudio Prendit, mesnatën e 19 nëntorit ngjarje e shënuar në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet. Hetuesit dyshojnë se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal dhe për këtë arsye mësohet të kenë dërguar dosjen në SPAK.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë prokurorët e kryeqytetit kanë mundur të zbardhin intenerarin e ndjekur nga autorët që dyshohet të jenë më shumë se pesë persona. Makina e tyre rezulton të jetë parë përgjatë rrugës “Xhanfize Keko”, për rreth një orë para krimit.

Autorët e kanë ndjekur viktimën në lëvizjen e tij. Në momentin kur ka dalë nga lokali dhe ka hipur në makinë, i janë afruar me shpejtësi pa i lënë mundësi për reagim dhe  e kanë qëlluar me armë me 7 plumba.

Dy janë pistat në të cilat është fokusuar grupi hetimor, ajo e konflikteve të mundshme të 27- vjeçarit ku dyshimet janë për disa borxhe të pashlyera dhe pista tjetër ajo e një hakmarrje si djali i ish gjyqtarit të krimeve të rënda. 

Babai i tij, Fran Prendi ka dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë kohën kur nisi procesi i vetingut . Ai njihet si gjyqtari i dosjeve të nxehta me dënimin e disa prej eksponentëve të rrezikshëm të krimit në Shqipëri.

Gazetar: Kreshnik Mersinllari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›