E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati ndaj policit Policia shoqeron 20 persona

Policia e Tiranes ka shoqeruar 20 persona pas tentatives per vrasjes ku mbeti i plagosur efektivi i policise rrugore te Tiranes Naim Hyska. Burime nga blute e kryeqytetit bejne me dije se te shoqeruarit mes te cileve familjare dhe miq te Hyskes jane pyetur rreth ngjarjes. Personat e shoqeruar jane nga qyteti i Vlores dhe i Tiranes nderkohe qe mesohet se te shoqeruarit nga qyteti bregdetar kane lidhje me nje ngjarje te ndodhur ne vitin 1998 ku Hyska ushtronte detyren e shefit te forcave te nderhyrjes se shpejte ku gjate nje aksioni policor ka mbetur atehere i vrare nje person. Policia ben me dije se po heton ne disa pista por kryesorja mbetet ajo per shkak te detyres. Naim Hyska mbremjen e se shtunes me 24 dhjetor mbeti i plagosur pasi u qellua me arme zjarri nga persona te panjohur ne sy te djalit te tij 12-vjecar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›