Rome Shqiptari dhunon per vdekje te fejuaren shtatzene
Nje ngjarje e rende me protagonist nje cift shqiptar tronditi opinionin publik ne Itali naten e Krishtlindjes. Nje 36-vjecar dhunoi barbarisht te dashuren e tij 4-muajshe shtatzene dhe me pas tentoi ta hidhte nga dritarja e nje hoteli ne rrugen Marsala ne Rome. Sipas mediave italiane 36-vjecari shqiptar e ka dhunuar fizikisht te dashuren e tij po shqiptare pas nje grindjeje dhe me pas e ka nxjerre ne dritare ne tentative per ta hedhur nga kati i trete i hotelit. Pronaret e hotelit telefonuan policine e cila mberriti menjehere ne vendngjarje duke shmangur nje tragjedi te mundshme. Dhunuesi u arrestua nga policia nen akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ndersa vajza u dergua me urgjence ne spital me plage te renda ne trup. Fatmiresisht mjeket konfirmuan se 33-vjecarja dhe femija jane jashte rrezikut per jeten. Policia e Romes mori ne pyetje vajzen dhe zbuloi se shkaku i grindjes mes ciftit ishte pikerisht shtatzenia pasi ajo e kishte mbajtur te fshehte duke menduar qe lajmin ta kthente ne nje surprize te bukur per Krishtlindje.