E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, komplikim shëndetësor pas vizitës tek Ora News

Share

Kryeministri Berisha ka pasur dje një përkeqësim shëndetësor pak para intervistës së tij në Ora News. Ai u shfaq para kamerave i drobitur duke u mbajtur nga krahu prej mikpritësve në televizion. Dy autoambulancat që e kanë shoqëruar kanë qenë në gatishmëri, por ai nuk ka pranuar të tërhiqet nga intervista. Në fillim të saj ai shihet qartë që është i sforcuar dhe i përhumbur si në kllapi. Fillimi i intervistës me një pyetje për Krishtlindjen e zbuloi më qartë lajthitjen e tij.

Ndërkohë që fliste për Lindjen e Krishtit, ai filloi ti referohej atij dhe si një personazh i botës myslimane. Ja se çtha ai. Jezu Krishti është profet dhe në libra të tjerë të shenjtë dhe në Kuran ai zhvillon betejën e tij të fundit, betejën e fundit me dexhallin, dhe fiton këtë betejë, pra është shpëtimtari (Shih videon- Minuta 1.40 – 2.18). Dexhalli sipas myslimanëve është Antikrishti që pritet të vijë në tokë.

Pas intervistës Berisha hipi në autoambulancën që e shoqëronte duke shmangur makinën e tij. Ato e kanë shoqëruar në shtëpi dhe gjatë gjithë natës kanë qëndruar para rrugicës së pallatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›