Korrupsioni denohet me 1.6 vjet burg Paro Laci
Gjykata e Tiranes ka denuar me nga 18 muaj burg aksionerin e skuadres se futbollit Partizani
Shpallet fajtor dhe denohet me 1 vit e 6 muaj burg aksioneri i skuadres se futbollit Partizani Paro Laci i akuzuar nga prokuroria per korrupsion. Vendimi u dha nga Gjykata e Tiranes e cila shpalli fajtor edhe 7 te pandehurit e tjere te akuzuar si bashkepunetore te Lacit. Keshtu per dy te pandehurit Edmond Temali dhe Agron Arusha gjykata dha denime me nga 1 vit e 2 muaj burg me gjashte muaj u denuan Altin Xhura dhe Radvist Dima Bledar dhe Dhurata Kume u denuan me nga 1 vit ndersa per te pandehurin Agron Laci gjykata vendosi denimin me 10 muaj burgim. Por krahas denimit me burgim te nente te akuzuarve do tu duhet te paguajne edhe gjobat nga 400 deri ne 300 mije leke te reja. Nderkohe qe te gjithe te pandehurit jane aktualisht te lire pas ndryshimit te mases se sigurise nga gjykata nje muaj me pare.
Akuza
Paro Laci dyshohet se ne bashkepunim me te pandehurit e tjere kane tentuar te ndikojne tek gjykatesit e Apelit ne Shkoder per lirimin nga burgu te te denuarit Altin Vigani Prekndreaj i denuar me 25 vite burg per vrasje. Sipas prokurorise te pandehurit Dhurata Kume Bledar Kume Agron Arusha dhe Edmond Temali kane premtuar nje perfitim te parregullt ne shumen e 125 mije eurove me qellim qe te ndikonin tek gjykatesit e Apelit Shkoder per te shpallur te pafajshem te denuarin Artur Vigani.I pandehuri Paro Laci ka pranuar perfitim te parregullt ne shumen e 125 mije eurove nga te cilat ka marre shumen prej 40 mije eurosh me qellim ushtrimin e ndikimit te paligjshem tek personat qe ushtrojne funksione publike gjyqtaret thuhet ne kerkesen per gjykim. Presidenti i klubit sportiv Rubiku akuzohet per korrupsion pasi premtonte leje minerare ne kembim te nje shume prej 74 mije eurosh.
Arrestimi
Biznesmeni Paro Laci dhe tete te arrestuarit e tjere Edmond Temali Agron Arusha Bledar Kume Kozma Kule Endri Dimo Altin Xhura Agron Laci dhe Dhurata Kume u arrestuan nga policia ne 19 mars te ketij viti. Ata akuzohen se jane implikuar ne episode te ndryshme abuzimi te Paro Lacit biznesmen i njohur aksioner i skuadres se futbollit Partizani dhe president i skuadres se kategorise se dyte Rubiku. Akuzat qe rendojne mbi Paro Lacin kane te bejne me shuma financiare qe ai ka perfituar kundrejt premtimeve per nderhyrje te paligjshme ne lirimin e nje te akuzuari per vrasje ne Gjykaten e Apelit Shkoder dhe mundesimin e nje licence minerare per nje biznes nga Ministria e Ekonomise. Nje tjeter akuze e ngritur ndaj Paro Lacit ishte ofrimi i ryshfetit prej 500 mije lekesh per gjyqtarin e ndeshjes se klubit te Rubikut me nje skuader te kategorise se dyte e cila perfundoi me rezultatin e barabarte 1-1 por pas disa muaj hetimesh kjo akuze u pushua nga prokuroria per mungese provash.
Denimet
Paro Laci ndash1 nje vit e 6 gjashte muaj burgim dhe 400 000 katerqind mije leke gjobe.
Edmond Temali ndash1 nje vit e 2 dy muaj burgim dhe 300 000 treqind mije leke gjobe.
Agron Arusha -1 nje vit e 2 dy muaj burgim dhe 300 000 treqind mije leke gjobe.
Altin Xhura -6 gjashte muaj burgim dhe 200 000 dyqind mije leke gjobe pezullohet ekzekutimi i denimit me burgim per njekohe prove prej dy vjetesh me kusht qe i pandehuri te mbaje kontakte me Sherbimin e Proves dhe gjate kesaj kohe te mos kryeje veper penale.
Radvist Dima - 6 gjashte muaj burgim dhe 200 000 dyqind mije leke gjobe. Urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim per nje kohe prove prej dy vjetesh me kusht qe i pandehuri te mbaje kontakte me Sherbimin e Proves.
Bledar Kume -1 nje vit burgim dhe 300 000 treqind mije leke gjobe. Urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim per nje kohe prove prej dy vjetesh me kusht qe i pandehuri te mbaje kontakte me Sherbimin e Proves.
Agron Laci - 10 dhjete muaj burgim dhe 400 000 katerqind mije leke gjobe.
Dhurata Kume -1 nje vit burgim dhe 300 000 treqind mije leke gjobe.Urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim per nje kohe prove prej dy vjetesh. Urdherohet qe e pandehura Dhurata Kume te permbushe si detyrim ushtrimin e nje veprimtarie profesionale.